10.7 C
Prizren
E mërkurë, 18 Mars, 2026

“EC Ma Ndryshe” fajëson Mujën, Shalën e Aganin për vdekjen e 3 vjeçes

Organizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” ka thënë se moskujdesi ndaj trashëgimisë dhe lënia e monumenteve në gjendje të tanishme ka prodhuar edhe tragjedi. Kjo organizatë ka kërkuar dorëheqje dhe përdjegësh penale për Ramadan Mujën, Kujtim Shalën e Ferid Aganin.

“Bazuar në deklarimet e zyrtarëve të Policisë rajonale të Prizrenit, nga shembja e një shtëpie të vjetër në Qendrën Historike të Prizrenit, të hënën, një fëmijë ka humbur jetën dhe dy persona tjerë kanë pësuar lëndime. Moskujdesi ndaj trashëgimisë dhe lënia e monumenteve në këtë gjendje tashmë ka prodhuar edhe tragjedi”, thuhet në reagimin e “EC Ma Ndryshe”.

“Duke shprehur pikëllimin për këtë humbje, kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ministrit të Kulturës, Kujtim Shala dhe ministrit të Mjedisit e Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, përfshirë dhe përgjegjësinë penale për shkaktim të vdekjes si rezultat i papërgjegjësisë”.

“EC Ma Ndryshe” edhe një muaj më parë pat kërkuar intervenimin urgjent të institucioneve përgjegjëse në objektet në rrugën “Marin Barleti”, që janë në prag të kolapsit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Krasniqi takon Taskforcën komunale për mbrojtjen e mjedisit në Malishevë

Në Malishevë është mbajtur një takim pune i Taskforcës komunale për mbrojtjen e mjedisit, e cila është formuar me vendim të kryetarit të komunës,...

Ndeshje pa shikues dhe gjobë e majme për Lirinë

Pas ndeshjes Liria-Vushtrria dhe inicimit të procedurës disiplinore nga KG, KDE ka marrë sot vendimin për parregullsitë në atë duel. VENDIMI I KDE: I.KF “Liria“. Lëshim...

Lajmet e Fundit