9.4 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Edhe Apeli hedh poshtë aktakuzën ndaj Ragip Begajt

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë Speciale aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë, të datës 3 prill të këtij viti.

Me anë të këtij aktvendimi, gjykata themelore e ka hedhur poshtë aktakuzën e prokurorisë dhe e ka pushuar procedurën penale, ndaj të pandehurit Ragip Begaj, për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Vepër të cilën dyshohet ta ketë kryer në cilësi të kryetarit të Komunës së Malishevës.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, pretendimet ankimore të prokurorisë, nuk janë të bazuara, ngase gjykata e shkalles se parë më të drejtë ka marrën aktvendim për hedhje të aktakuzës dhe se arsyet e dhëna për mungesën e provave i aprovon edhe kjo gjykatë.

Më Shumë

Përfundon asfaltimi i rrugës “Xhemë Gostivari” në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses asfaltimi i rrugës “Xhemë Gostivari” në Prizren, në gjatësi prej...

Vdes një 34-vjeçar në Prizren, dyshohet se është goditur nga një veturë

Një rast i rëndë ka ndodhur sonte, më 18.03.2026, në Prizren. Një 34-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Prizrenit rreth orës...

Lajmet e Fundit