6.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Edhe Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit merret me sport, i del në mbrotje Gjokoviqit

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit ka shprehur shqetësimin për qëndrimin e autoriteteve australiake ndaj tenistit, Novak Gjokoviq.

Reagimi i tyre është bërë përmes një postimi në rrjetin social Twitter, përcjell Klankosova.tv.

Dioqeza përmes këtij shkrimi ka thënë se Gjokoviq ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm shëndetësor tek organet kompetente.

“Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit është e shqetësuar për informacionin e publikuar se tenistii Novak Gjokovic i është ndaluar të marrë pjesë në turneun e tenisit, përkundër faktit se ai ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm shëndetësor tek autoritetet, në përputhje me ligjet vendore”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

.

Më Shumë

Kirurgjia e kancerit të mushkërive e sigurt edhe për mbi 80-vjeçarët

Mjekët nuk duhet ta përjashtojnë automatikisht ndërhyrjen kirurgjikale për 80-vjeçarët me kancer të mushkërive në fazë të hershme, sipas një studimi të ri që...

Totaj uron Pashkët për besimtarët katolikë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë katolike me rastin e festës së Pashkëve. “Gëzuar Pashkët të gjithë...

Lajmet e Fundit