Edhe Juventus hyn në garë për transferimin e Kessie

Franck Kessie ishte një nga mesfushorët më të mirë në botë në rolin e tij sa ishte pjesë e Milan-it, derisa në verën e vitit të kaluar iu bashkua Barcelonës si transferim i lirë.

Mirëpo, asgjë nuk po shkon mirë për Kessie-n te Barcelona, pasi që nuk po arrin ta sigurojë një vend titullari.

Inter-i ishte skuadra që interesohej shumë për ta rikthyer mesfushorin në Itali, por tani është në garë edhe skuadra e Juventus-it.

Siç raportohet nga gazeta spanjolle “Sport”, Juventus-i ka nisur rrugën për të marrë Kessie-n në një përpjekje për të shtuar një tjetër mesfushor të njohur në radhët e tyre.

Gjigantët katalanas kanë nevojë për të ulur faturën e tyre vjetore të pagave dhe një numër i lojtarëve të ekipit të parë mund të largohen nga “Camp Nou” në verë në një përpjekje për të mbledhur fondet shumë të nevojshme.

Megjithatë, ka një interes më të gjerë për futbollistin nga Bregu i Fildishtë dhe Tottenham-i thuhet se po e ndiqte atë në afatin kalimtar të janarit.

Inter-i gjithashtu është raportuar gjerësisht se është i interesuar të rikthejë Kessie në qytetin e Milanos, potencialisht si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi që mund të përfshijë Marcelo Brozovic-in.

“Sport” pretendon se Juve mund të ofrojë gjithashtu një lloj marrëveshjeje me lojtar plus para për nënshkrimin e Kessie-t, megjithëse ende nuk është specifikuar cili lojtar mund të lëvizë në drejtim të Spanjës.

Çdo marrëveshje e mundshme do të duhet të nënshkruhet nga trajneri i Barçës, Xavi dhe çdo lojtar që transferohet në Katalonjë si pjesë e marrëveshjes do të duhet të jetë një lojtar “funksional”, i gatshëm për të ndikuar në ekipin e parë. Albanian Post 

Më Shumë

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit