24.9 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

‘Hasi Jehon’, Hodaj: Po e mbajmë festivalin Besnik, gjithmonë do të thuren vargje e do këndohen këngë për ty

Më 4, 5 dhe 6 maj, në Gjonaj të Hasit, do të mbahet edicioni 34 i Festivalit Folklorik “Hasi Jehon 2023”.

Ky edicion do të jetë ndryshe nga edicionet e kaluara, pa anëtarin, instrumentalistin dhe valltarin e palodhur, Besnik Osmanollaj, i cili ndërroi jetë më 11 mars 2023.

Drejtori i festivalit “Hasi Jehon” dhe kryetari i SHKA “Malësori”, Haziz Hodaj, ka thënë se po e mbajmë festivalin për faktin se ai është agjendë e Institucioneve Shtetërore të Kulturës, por të këputur e të thyer shpirtërisht.

“Po e mbajmë Festivalin Besnik, po e mbajmë se ai tani është agjendë e Institucioneve Shtetërore të Kulturës, po e mbajmë por beso, të këputur e të thyer shpirtërisht. Të mërzitur se do t’i mungosh skenës nga e cila na solle gjithmonë emocion. Malësori këtë vit pa program do të kujdeset për mirëvajtjen e tij. Festivali këtë vit dhe jo vetëm, të dedikohet ty me homazh e me këngë. Në skenën e Festivalit “Hasi Jehon” gjithmonë do të thuren vargje e do të këndohen këngë për ty!

Pusho i qetë në parajsë Djalë ma i miri!”, ka shkruar drejtori Hodaj.

Më Shumë

Zero tolerancë ndaj keqpërdoruesve, aksione në rrjetin e ujësjellësit në rajonin e Prizrenit

Gjatë kësaj jave, KRU “Hidroregjioni Jugor” ka zhvilluar aksione të koordinuara në komunat e Prizrenit, Malishevës, Suharekës dhe Dragashit për evidentimin dhe shkyçjen e...

Gjendet shëndosh e mirë 85 vjeçari nga Gorozhupi i Hasit të Prizrenit

Është gjetur shëndosh e mirë, 85-vjeçari Nebi Tejeci. Lajmi u bë i ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, transmeton Klankosova.tv. “Operacioni është realizuar me bashkëpunim...

Lajmet e Fundit