MPJ e Kosovës përgënjeshtron njohjen nga Myanmari

Unionit MyanmmarMinistria e Jashtme e Kosovës, e pyetur nga Koha.net nëse është i saktë lajmi për njohjen e Kosovës nga Myanmari, i tha se kjo nuk është e vërtetë. Ndërkohë paralajmëroi se gjatë ditës do të dalë me një njoftim për këtë lojë të ndokujt, pre e të cilës ranë mediet.Njoftimin për njohjen e Kosovës nga Myanmari (Burma) e transmetoi edhe Koha. net.

Po e japim edhe faksimilen e letrës së arritur me rrugë elektronike, duke iu kërkuar falje lexuesve tanë.

Edhe një njohje pë Kosovën

Ministria e Punëve të Jashtme të Unionit Myanmar (Birmani) përmes një note verbale ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës se ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran e të pavarur.Në notën e këtij vendi rikujtohet vizita e zëvendëskryeministrit të Kosovës në Myanmar në dhjetorin e vitit të kaluar, “i cili me bindje na prezantoi arsyet se pse Kosova duhet të jetë e pavarur e sovrane”, thuhet në notën, e cila nis me fjalinë “Ministria e Punëve të Jashtme e Unionit të Myanmarit ka nderin t;ju njoftojë se Qeveria e Republikës së Unionit të Myanmarit ka vendosur të njohë Republikën e Kosovës si shtetet sovran e të pavarur”.

Myanmari ndodhet në Azinë juglinore dhe ka një popullsi prej 60 milionë banorësh dhe një sipërfaqe prej 676 mijë kilometrash katrorë.
Ky është vendi i 106 që ka njohur Kosovën dhe i dyti në vitin 2014, pas Tangos.

Më Shumë

Arsi Bako fiton Festivalin e Pranverës me këngën “Humb”

Arsi Bako është shpallur fituesja e këtij edicioni të Festivalit të Pranverës, duke triumfuar me këngën “Humb”. Pas një gare të fortë, ajo arriti...

“Efekti Limaj” në Malishevë? PDK prin në bastionin tradicional të Nismës

Rezultatet e para preliminare nga komuna e Malishevës po e vendosin PDK’në të parën. Me 27 nga 72 vendvotime të numëruara, përkatësisht 37.50 për...

Lajmet e Fundit