14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Edi Rama i përfshirë në skandalin në Belgjikë?

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një skandal korruptiv në Belgjikë lidhur me një tender të zhvilluar. Skandali lindi pasi qeveria belge shkarkoi Peter Swinnen, arkitektin e Qeverisë Flamane për abuzimet me një tender.

Sipas blegëve Swinnen ka abuzuar duke favorizuar Patrick Janssens në dhënien e një tenderi duke i ofruar informacion paraprak. tenderi ak qenë për “Lungomaren” në Vlorë. Në 27 shkurt të vitit të kaluar Swinnen shpalli tenderin për një studim fizibiliteti në Shqipëri ku morën pjesë tre kompani belge.

Por nga tre kompanitë kuptohet që tenderi prej 31 mijë eurosh iu dha kompanisë së Patrick Janssens. Pas hetimeve të Qendrës së Auditimit Financiar të Qeverisë Flamane doli në dritë se Swinnen i kishte dhënë informacion paraprak kompanisë së Janssens duke krijuar garë të pandershme.

Kjo ka qenë arsyeja e pushimit nga puna të Swinnen dhe ndaj tij pritet të nisë një procedim penal. Por ç’hyn Shqipëria në këtë mes? Sipas gazetës belge “De Morgen” zgjedhja e Shqipërisë nuk ishte krej e rastit por e mirëstudiuar.

Sipas gazetës belge kompania ku Swinnen është ortak 51N4E ka lidhje të forta me qeverinë shqiptare. Gazeta belge gjithashtu ngre dyshime pasi thotë se Janssens që fitoi projektin ishte në Shqipëri rreth një javë para se të shpallej tenderi.

Janssens ka qenë në Shqipëri në 20 shkurt 2014, 7 ditë para shpalljes së tenderit. Por cilat janë lidhjet e dy personave me kryeministrin Rama

Kompania ku Swinnen është ortak është e njëjta kompani qëka bërë projektin për ndërtimin e “Sheshit Skënderbej” i cili zgjati katër vjet rresht dhe nuk u përfundua. Po ashtu fituesi i projektit të “Lungomares” në Vlorë, Xaveer de Geyter, është bashkëpunëtor i Swinnen pasi ai ka redaktuar manualin e kompanisë së këtij ttë fundit.

Ndërkohë që në jurinë që vendosi për “Lungomaren” ka qenë edhe Patrick Janssens. Janssens duket se ka lidhje të hershme me Ramën, që në kohën kur Janssens ishte kryebashkiak i Anverpit, bashkisë më të madhe në Belgjikë dhe kryetari i Partisë Socialiste Flamane.

Më Shumë

Kurti fton në darkë pune liderët e partive opozitare: Krasniqi, Abdixhiku dhe Haradinaj ende pa përgjigje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vendosur t`i ul tensionet me opozitën. Ai i ka ftuar për të hënën në një darkë pune liderët...

Fillon realizimi i projektit për restaurimin e shtegut drejt Kalasë së Prizrenit

Ka nisur shtrimi i shtegut drejt Kalasë së Prizrenit. Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës në zonën e nënkalasë, duke...

Lajmet e Fundit