Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka zgjatur paraburgimin Egzon Reshanit nga Prizreni. Ai dyshohet për veprën penale vrasje në tentativë.
“Duke vendosur sipas detyrës zyrtare, të pandehurit, i vazhdohet paraburgimi edhe për 2 (dy) muaj, deri me datën 21.11.2014”, njofton zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.
“I pandehuri në natën kritike në lagjen “Arbana” në restorantin-Hotelin ,,Korabi,,, me dashje tentoi ta privojë nga jeta të dëmtuarin Gjavit Zogaj dhe dy fëmijët e tij V dhe J, dhe në këtë mënyrë vë në rrezik jetën edhe të shumë personave të tjerë, meqë në këtë vend ishin prezent edhe një numër i madhe i mysafirëve, kështu dyshohet se ka kryer veprën penale të vrasjes në tentativë”.
“Po të njëjtën ditë në oborrin e Hotel ,,Korabi,, dëmton pasurinë e personit tjetër duke thyer xhamat dhe përplasur veturën për muri, pasi që i njëjti është i njohur për organet e ndjekjes edhe më parë si recidivist për këtë lloj të veprave penale”./PrizrenPress.com/