“Eksodi” drejt Gjermanisë nga Kukësi

Kukësianët, 16 vite pasi priten dhe përcollën për në zonat e tjera të Shqipërisë rreth 500 mijë qytetarë nga Kosova të përzënë dhunshëm nga regjimi i Milosheviqit, tash duan vetë të braktisin vendin e tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Dhe për ketë u vjen në ndihmë pasaporta me të cilën mund të udhëtojnë lirisht në vendet e zonës Schengen.

Çdo ditë të rinj dhe familjarë nisen me autobusë të kompanive të udhëtimit nga Kosova drejt Gjermanisë për të kërkuar azil. Nisur nga kërkesat gjithnjë në rritje për të udhëtuar drejt Gjermanisë, tashmë ky shërbim udhëtarëve po u ofrohet në Kukës nga kompanitë kosovare. Autobusë të këtyre kompanive janë parë në Kukës në orët e hershme të mëngjesit që marrin udhëtarë për t’i çuar në Gjermani.

Më Shumë

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Lajmet e Fundit