12.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Vithet më të famshme se vetë pronaret e tyre

Shumë shpejt Vida ishte gjetur në revistat, video-spotet dhe reklamat e shumta. Dhe gjithsesi që fama e saj nuk do të ishte aq e madhe, po të mos kishte vithe impozante.

Vithet seksi çmendin internetin, janë tema kryesore të këngëve dhe shkrimeve, ndërsa vithet që do t’i prezantojmë, kanë arritur të nxjerrin në plan të dytë pronaret e tyre. Kur më 2011 motra e saj po martohej me princin britanik, të gjithë kishin mësuar se kush është Pippa Midleton. Ajo në plan të parë kishte arritur falë vitheve të saj seksi, për të cilat flitej më së shumti në martesën e shekullit. Pas kësaj, kirurgët plastikë nga e mbarë bota, kishin dëshmuar se femrat ishin bërë të marrosura pas vitheve të Pippa-s, ndërsa një magjepsje e kishin shprehur edhe aktori Charlie Sheen dhe Kim Kardashian. Ndërsa faqja në Facebook, ku gjenden përkrahësit e vitheve të Pipa-s, ka mbi 200 mijë veta. Vida Guera është një manekine amerikano-kubane, e cila pas pozimit në ballinën e revistës ‘FHM’, kishte shkaktuar rrëmujë të madhe, duke çmendur të gjithë me vithet e saj të bujshme. Shumë shpejt, ajo ishte gjetur në revistat, videospotet dhe reklamat e shumta. Dhe gjithsesi që fama e saj nuk do të ishte aq e madhe, po të mos kishte vithe impozante, të cilat për shkak të madhësisë, pronaren e tyre e hedh në plan të dytë. Jan Selter është bërë e njohur vetëm për shkak të vitheve të saj. Vite më parë, ajo në Instagram ka filluar të postoj foto të vitheve të saj, për të promovuar ushtrimet e saj të fitnesit, ndërsa sot në këtë rrjet social, ajo ka më shumë se 5.8 milion fansa. Ka arritur edhe në ballinat e revistave “Elle” dhe “Vanity Fair”. Falë famës së saj të përnjëhershme, ajo ka nënshkruar kontratë me agjencinë e cila përfaqëson sportistët superior dhe thuhet se për një postim në Instagram, ajo fiton 50 mijë dollarë. Pra, kjo vajzë e di pse duhet të jetë falënderuese ndaj vitheve të saj. Kur anonimja Jessica Vanessa kishte hapur profil në rrjetin social Vine, kishte vetëm 20 përcjellës. Shumë shpejt ka tërhequr vëmendjen me dridhjet e prapanicës së saj dhe me kalimin e kohës ka marrë aq shumë oferta nga kompani të ndryshme që t’i reklamoj, sa kishte dhënë dorëheqje nga të gjitha punët që bënte dhe t’i përkushtohej vetëm reklamimit. Sot ka mbi 2.4 milionë përkrahës në Vine dhe çdo muaj fiton rreth një milion dollarë falë vitheve të saj.

1. Promovimi

Jan Selter është bërë e njohur vetëm për shkak të vitheve të saj. Vite më parë, ajo në Instagram ka filluar të postojë foto të vitheve të saj, për të promovuar ushtrimet e saj të fitnesit, ndërsa sot në këtë rrjet social, ajo ka më shumë se 5.8 milionë fansa

2. Martesa

Kur më 2011 motra e saj po martohej me princin britanik, të gjithë kishin mësuar se kush është Pippa Midleton. Ajo në plan të parë kishte arritur falë vitheve të saj seksi, për të cilat flitej më së shumti në martesën e shekullit

3. Vida Guera është një manekine amerikano-kubane, e cila pas pozimit në ballinën e revistës FHM, kishte shkaktuar rrëmujë të madhe, duke çmendur të gjithë me vithet e saj të bujshme

4. Anonime

Kur anonimja Jessica Vanessa kishte hapur profil në rrjetin social Vine, kishte vetëm 20 përcjellës. Shumë shpejt ka tërhequr vëmendjen me dridhjet e prapanicës së saj dhe me kalimin e kohës ka marrë shumë oferta nga kompani të ndryshme.

Më Shumë

Habit këngëtari: Alienët më kërkojnë të bëhem lajmëtari i tyre!

Robbie Williams mendon se alienët po përpiqen të dërgojnë mesazhe përmes tij sepse ai është i famshëm. Këngëtari 50-vjeçar beson se alienët duan që...

“Më shumë fliste për shqiptarët në Maqedoni, se sfidat e Kosovës”: Totaj tregon detaje për takimin me Kurtin

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka treguar një detaj interesant nga takimi me kryeministrin Albin Kurti. Totaj ka pohuar se 70% të kohës sa kishte...

Lajmet e Fundit