Ish-luftëtarët, jashtë listave

Publikimi i listave të veteranëve ka trazuar me qindra pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Disa prej tyre nuk i kanë fare emrat në listë, të tjerë i gjejnë emrat si pjesëmarrës ndonëse do duhej të ishin veteranë, disa nuk e njohin veten pasi që emri iu është shkruar gabim.

Mbiemri Asllani gjendet Hsllani, shkronjat janë ngatërruar jo vetëm tek emrat, por disave dhe te mbiemrat dhe kjo vërehet sidomos te lista e Brigadës 138 “Agim Ramadani”. Pakënaqësitë me mospërfshirjen në lista të veteranëve kanë ardhur dhe nga shumë brigada tjera, që pothuajse përfshijnë të gjitha Zonat Operative të UÇK-së.

Anëtarë të Komisionit qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Veteranëve në kushte anonimiteti e pranojnë kaosin me lista. Zyrtarisht puna e Komisionit mbrohet duke u thirrur vazhdimisht ne gabime teknike. /Zëri/

Më Shumë

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Lajmet e Fundit