3.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Ekspedita e Grenlandës në “Dokufest”

Ekspedita e Grenlandës në Dokufest“Ne i japim jetë natyrës”. Ky është fakti që i përcjell 89 minutat e dokumentarit “Expedition to the end of the world” të regjisorit danez Daniel Dencik, pjesëmarrës në garën Green Dox në kuadër të edicionit të sivjetmë, të dymbëdhjetit me radhë të festivalit Dokufest.

Në mbrëmjen e së shtunës dokumentari ka dërguar mysafirët e festivalit në një tjetër skaj të botës, duke sjellë një kapiten, një zoologjist, një fotograf, një biolog detar, një gjeologjist e një artist, të gjithë të bashkuar rreth një misioni, prekjen e fundit të botës apo asaj që në Grenlandë pasqyrohet me akullnajat, shembjen e tyre e arinjtë polarë.

Ekspedita nis nga Danimarka drejt Grenlandës, me ekipin i cili duket të pajtohet mirë mes vete deri në momentet kur rrezikohet mirëqenia e tyre dhe kur rrezikohen nga bllokada e akujve. Vetë Denick është shkrimtar danez që krejt rastësisht është futur në anijen me të cilën për katër muaj ka xhiruar dokumentarin. “Expedition…” është një udhëtim epik ku akullnajat shemben një pas një e njerëzit në bordin e anijes fillojnë edhe të cmenden, krejt në pritje për të parë një ari polar.

“Kam dashur ta paraqes potretin e njerëzimit, e asaj që ne vetë e shkaktojmë, ngrohjes dhe procesit që nuk po merr fund. Po ashtu kam dashur ti ballafaqoj karakteret njerëzore, duke u nisur prej artistit që nuk ia ka idenë për ekspeditën e deri te shkencëtarët që nuk e merrnin për zemër një akullnajë që shembej jo shumë larg nesh” tregon Dencik, shkruan Zëri.

“Expedition to the end of the world” është projekti i dytë i shkrimtarit që rastësisht u shndërrua në regjisor, me një shkollë të përfunduar për editor filmi.

“Jam mahnitur nga loja e pjesëmarrësve në ekspeditë. Artistët shumicën e kohës kanë qëndruar zgjuar dhe kanë pikturuar e vizatuar, ndërsa ka edhe shumë fjali interesantë gjatë dokumentarit që vetë ideologjia e tyre di ti krijojë. Njëri prej tyre madje thotë se njerëzimi i përshtatet natyrës në cdo kusht, që do të thotë se edhe nëse uji e merr Kopenhagën ne mund ti zaptojmë Alpet, prapë ka zgjedhje” vazhdon regjisori.

Shfaqja e filmit në Europa Pllato është përcjellur me zërin e hoxhës në njërin prej vakteve myslimane, ndërsa policia është dashur të intervenojë edhe nga disa banorë që kanë hedhur gjësende në drejtim të monitorit ku ipej filmi.

“Dokumentari i parë që kam xhiruar është “Expedition…” prandaj është si foshnja ime, “Moon Rider” si I dyti është njëfarë tinejgjeri, ndërsa filmi i ardhshëm mendoj se do ti ketë 22 vjet” ka shtuar Dencik. Ekspedita ka zgjatur 4 muaj ndërsa është xhiruar me lense 45 milimetërshe, madje me disa aparate edhe nën ujë ku janë marrë pamje të hatashme gjatë goditjeve me sasinë e fortë të akullit në këtë pjesë. Gjatë “Expedition…” janë gjetur edhe specie të reja, e madje është parë edhe ariu polar i cili di edhe të sulmojë.

“Kjo mund të jetë një informatë shumë e re për të gjithë ne, por në të tilla ekspedita zakonisht gjenden shumë specie të reja e më pas emërohen dhe analizohen. Ne kemi gjetur dy lloje speciesh këtë herë” tregon regjisori. Daniel vjen nga Stokholmi ndërsa para se të niste punën me filmin, kryesisht është marrë me shkrimin e librave.

Ai është vëllau i aktorit David Dencik ndërsa në Marrakech Film Festival 2011 ai ka fitur cmimin kryesor të festivalit.

Më Shumë

Fest 63 – Mbyllet nata e parë! Spektakël, mesazhe të fuqishme sociale. Publikohet juria

Nata e parë e Festivalit të 63të të këngës në RTSH, ka ulur perden, pasi për afro 3 orë e 30 minuta Fest 63 shfaqi...

Qytetari dorëzon në polici disa pare gjetura në një qendër tregtare në Prizren

Në Stacionin Policor në Prizren qytetari me inicialet E.K. ka dorëzuar një portofol të cilën e kishte gjetur në qendër tregtare ”Lorik Center”, në...

Lajmet e Fundit