Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar për ekzekutimin e shtesave prej 100 euro për 388,015 fëmijë.
“Ekzekutohet edhe shtesa e njëhershme për të gjithë fëmijët që janë në sistem të shtesave për fëmijë. Mjetet janë transferuar bashkë me shtesën e zakonshme mujore, në llogarinë e njëjtë”, ka shkruar Murati në Facebook.
Shtesat e njëhershme prej 100 euro janë dhuruar për fëmijët nën moshën 16 vjeç. Vendimi është marrë nga Qeveria në të njëjtën kohë edhe për pensionistët.