Ekzekutivi i Prizrenit formohet nga koalicioni i gjerë i subjekteve politike

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të formohet Qeveria lokale. Ajo, sipas tij, do të përbëhet nga një koalicion i gjerë i subjekteve politike.

Ai ka theksuar se ky bashkim i forcave politike është i nevojshëm, me qëllim të ndryshimit të madh në Prizren, përkatësisht kthimin e Komunës tek qytetarët, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë kryesia e Degës së LDK-së në Prizren ka miratuar vendimin për hyrje në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje dhe ka autorizuar përfaqësuesit e saj që ta konkretizojnë marrëveshjen.

Gatishmërinë për të qenë pjesë e koalicionit të gjerë e kanë shprehur edhe përfaqësues të partive të komuniteteve joshumicë.

Në një adresim për qytetarët e Komunës së Prizrenit, kryetari Haskuka ka bërë të ditur se “javën e ardhshme do të konstituohet kryesia e Kuvendit të Komunës si edhe do t’i emërojë drejtorët përgjegjës, prej të cilëve pres angazhim maksimal në mënyrë që t’i zgjidhim problemet emergjente të qytetarëve” …

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit