Ekzekutohet politikani meksikan

Një politikan meksikan, aktiv në luftën për zhdukjen e krimit të organizuar, u qëllua për vdekje teksa po bënte selfie me disa mbështetës.

Fernando Purón, ish-kryebashkiaku i Piedras Negras, kishte marrë pjesë në një debat në Kongres të premten, kur u qëllua.

Vrasja tronditëse e Purón, e cila është filmuar nga kamerat afër, tregon një burrë me mjekër dhe me kapele që ecën mbrapa 43-vjeçarit dhe e gjuan atë në pjesën e pasme të kokës.

Purón ndërroi jetë, rrugës për në spital.

Ai njihej kryesisht për punën e tij, për të luftuar kartelin Los Zetas.

Karteli Zeta ka humbur disi “fuqinë”, që nga arrestimi i udhëheqësit Miguel Treviño Morales, i njohur si Z-40.

Vdekja e Purón e bën atë politikanin e 112 të vrarë në Meksikë, që nga shtatori i vitit të kaluar.

Më shumë se 1,000 kandidatë kanë braktisur zgjedhjet lokale të 1 korrikut, për shkak të frikës se do të vriten nga bandat.

Gjatë fushatës, gati 10 përqind e vendit ose 222 komuna kanë pasur kandidatë ose drejtues aktualë që janë vrarë, sulmuar ose kërcënuar.

Purón, pjesë e Partisë Revolucionare Institucionale në pushtet, ishte kërcënuar disa herë gjatë detyrës si kryetar bashkie.

Në 2016, një paralajmërim u postua në një varrezë, ku shkruante: “Purón, në dy vjet ne do të presim kokën tënde”.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/ekzekutohet-politikani-meksikan-547644/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Lajmet e Fundit