-3.8 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Elhaida Dani në Eurovision me një këngë tjetër

Elhaida Dani-rtshNuk do të jetë kënga “Diell” ajo që do të këndohet nga Elhaida Dani në Eurovision, por një këngë tjetër.

Kështu lajmëron vetë këngëtarja, e cila shkruan në rrjetin social facebook, se autori i këngës është ai i cili e ka tërhequr këngën.

“Autori i këngës “Diell”, për arsye personale dhe të pandryshueshme, ka vendosur të tërheqë këngën nga ai e kompozuar dhe do jetë për fat të keq e pamundur të këndohet nga unë në Eurovision Song Contest 2015”, shkruan Elhaida në Facebook.

Këngëtarja Dani shkruan se këtë vit ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision më këngën që është shpallë fituese e FiK në dhjetor të vitit të kaluar.

“Duke respektuar këtë zgjedhje të tijën personale dhe në dakordësi me RTSH, e mbi të gjitha duke respektuar rregullat e vendosura nga ESC, më është komunikuar që si fituese e FiK, unë duhet të përfaqësojë vendin tim në Vjenë me një këngë të re.

Ajo shpreson se ky ndërrim të mos krijojë pakënaqësi dhe polemika tek njerëzit, ndërsa qëllimi i saj mbetet ai që Shqipëria të ndahet me një rezultat sa më të mirë, duke premtuar në anën tjetër se për ta arritur një gjë të tillë do të punojnë sa më shumë të gjithë.

Më Shumë

Plagosja në Duhël të Suharekës, pesë të arrestuar

Pesë persona janë arrestuar si të dyshuar për një rastin e plagosjes që ndodhi dje në fshatin Duhël të Suharekës. Sipas raportit 24-orësh të policisë,...

KQZ- Numërohen mbi 12% të votave, prin LVV me 46%, PDK 19%, LDK 13%, AAK 7%

Janë numëruar 12.4% të votave, sipas KQZ-së. Sipas rezultateve, LVV ka 46.18% të votave. PDK-ja ka 19.73%, LDK-ja 13.36%. Ndërkaq AAK-ja 7.49% të votave Marketing https://prizrenpress.com/428407-2j/ https://prizrenpress.com/pagese-me-keste-shiten-4-banesa-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/421746-2h/ https://prizrenpress.com/418464-2ht/ https://prizrenpress.com/industria-e-mishit-medina-ne-prizren-tradite-cilesi-dhe-shije-autentike-te-produkteve-te-mishit-qe-nga-viti-1991/ https://prizrenpress.com/7890875432-2/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/toni-residence-mos-e-humb-rastin-per-te-blere-banesen-tende-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Lajmet e Fundit