Elton Deda drejtor artistik i Festivalit të 54-t të RTSH-së

Radio Televizioni Publik Shqiptar, në kuadrin e Festivalit të 54-t në RTSH, me një spot televiziv ka ftuar këngëtarët, kompozitorët, autorët e teksteve të jenë pjesë e ngjarjes muzikore më të rëndësishme, e organizuar çdo fundvit, si në vitin e largët 1962 kur kënga e lehtë shqiptare nisi rrugën e saj në Radio Tirana.

Ne edicionin e 54-t të Festivalit, trampolina e Eurosongut, organizatorët ia kanë besuar detyrën e drejtorit artistik të Festivalit, kantautorit dhe muzikantit mjaft të njohur dhe të dashur nga publiku, Elton Deda. Këtë lajm e ka bëre me dije Eltoni, në një status në adresën e tij zyrtare në Facebook, transmeton atsh, duke e ndarë lajmin me miqtë e tij të shumtë, të cilët nuk kanë ngurruar ta shprehin pëlqimin lidhur me rolin e ri të tij në drejtimin e eventit më të rëndësishëm të muzikës në vend.

“Të dashur miq e kolege. Dua t’ju njoftoj se sivjet unë do të jem Drejtor Artistik i Festivalit të Radio Televizionit Publik Shqiptar!.
Sinqerisht e kam marrë si një sfidë dhe angazhim të madh profesional dhe së bashku me kontributin dhe mbështetjen tuaj do mundohem të jap maksimumin për të bërë një festival model dhe pa preferenca miqsh.

Nuk kam qene dhe nuk do jem kurrë vegël e asnjë ndërhyrjeje apo miklimi monetar e shoqëror, përveçse skllavi i përjetshëm i muzikës së mirë e të ndershme. Sinqerisht, Ton Deda”, shkruan Elton Deda.

Elton Deda, djali i mjeshtrit dhe kompozitorit të madh, Ferdinand Deda, është edhe risia dhe surpriza e parë e edicionit të 54-t të Festivalit të Këngës në RTSH, festival, i cili në edicionin e kaluar u fitua nga këngëtarja e re e dhe e talentuar, Elhaida Dani, me këngën “Diell”, me muzikë nga Aldo Shllaku dhe tekstin e Viola Trebicka dhe Sokol Marsi.

Më Shumë

Atmaxhë/ Dredhëza, kulturë fitimprurëse që po avancon fermerët kosovarë

Në fshatin Atmaxhë të Prizrenit, tradita e kultivimit të dredhëzës po zhvillohet me metoda moderne, duke u shndërruar në një model të suksesshëm për...

Aktivitet sensibilizues në Prizren kushtuar Ditës Botërore të Melanomës

Me një aktivitet vetëdijesues, të martën në sheshin “Shatërvan” në Prizren është shënuar Dita Botërore e Melanomës, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës...

Lajmet e Fundit