”Epitaf për brezin tim” – Ndriçim Ademaj

Le të thonë për ne,
kur të kalojnë këndej;

Ata ishin të vetmit flokëgjatë
kur vendi i kapur për gryke
nga njerëz me gërshërë në dorë
ish më tepër burg se shtëpi,

Ata ishin, të vetmit këndej pari
me ëndrra më të shprishura se mjekrat
që lindnin të plakur dhe vdisnin të rinj…

Le të thonë për ne, kush të kalojë këndej;
ata flisnin për të ardhmen
e dëgjonin “Yesterday”…

Nga Ndriçim Ademaj (“Këngë nga Rruga e Farkëtarëve”, Pegi, 2015)

Më Shumë

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën “Ibrahim Rugova”.Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, aty kanë dalë njësitë policore dhe...

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Është arrestuar i dënuar për ngacmim M.P. nga Prizreni. Ai ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim...

Lajmet e Fundit