Ministri Gashi nënshkruan memorandume bashkëpunimi me komunën e Shtimes

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në kabinetin e tij kryetarin e Komunës së Shtimes, Naim Ismajli. Në këtë takim, mes Ministrisë dhe Komunës u nënshkruan dy memorandume bashkëpunimi.

Njëri memorandum ka për qëllim Ndërtimin e Arkivit të qytetit në Shtime, ndërsa tjetri Përfundimin e punimeve në Stadiumin e Qytetit në Shtime. Këto projekte do të implementohen gjatë vitit 2019.

Projekti i ndërtimit të Arkivit të qytetit në Shtime mbështetet financiarisht nga Ministria në vlerën afër 227 mijë euro, ndërkaq projekti për përfundimin e punimeve në Stadiumin e Qytetit në Shtime mbështetet me mjete financiare në vlerë prej 247 mijë euro.

Pas nënshkrimit të këtyre memorandumeve, ministri Gashi u shpreh se këto investime bëhen me qëllim të mbështetjes financiare për projektet që kanë për qëllim krijimin dhe avancimin e infrastrukturës sportive si dhe ndërtimin e objekteve për ruajtjen e dokumentacionit si ruajtje e kujtesës. Të dyja këto projekte janë mjaft të rëndësishme për komunën e Shtimes.

Ndërsa, kryetari Ismajli pasi falënderoi ministrin për pritjen e tij, u shpreh falënderues edhe për mbështetjen e tij financiare për hartimin dhe zbatimin e këtyre projekteve shumë të rëndësishme për komunën e Shtimes.

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është zhdukur një femër. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar fillimin e hetimeve. ‘’PERSON I ZHDUKUR Prizren /...

Lajmet e Fundit