Rrahje me shkop mes vëllezërve dhe babait, një muaj paraburgim për të dyshuarin nga Landovica

Gjykata e Prizrenit ka caktuar sot masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit F.M, nga fshati Landovicë të Prizrenit, pasi që i njëjti ka kryer veprën penale – dhunë në familje.

I dyshuari para tri ditëve, në shtëpinë familjare të tyre, ka sulmuar vëllanë dhe babanë e tij, duke përdorur forcën.

Ai  në gjendje të dehur fillimisht ka sulmuar babanë e tij K.M., e më pas vëllanë e tij B.M.

E gjithë ngjarja ka filluar pasi i dyshuari ka sulmuar babanë e tij për disa probleme pronësore e më pas ka sulmuar edhe vëllanë e tij, i cili ka tentuar që gjatë përleshjes t’i ndajë duke u munduar të mbrojë babanë e tij.

“I dyshuari ditën kur ka ndodhur rasti ka goditur me shkop druri vëllanë e tij duke i shkaktuar lëndime të dukshme trupore, dhe në po të njëjtën ditë, pas dhënies së deklaratës në stacionin policor, pasi ishte liruar për në shtëpi, kishte kanosur përsëri vëllanë e tij me fjalë, duke i shkaktuar frikë dhe ankth”.

 

Më Shumë

Nënkryetarja e Suharekës merr pjesë në tryezën për investimet në Kosovë

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga KUSA në bashkëpunim me Ambasada e Shteteve të...

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Lajmet e Fundit