30.8 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025

Eqrem Kryeziu me fjalë të mëdha për Adem Demaçin

Ish-nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu, ka thënë fjalë të mëdha për veprimtarin Adem Demaci, që u varros sot në Prishtinë.

Kryeziu në një postim në Facebook ka thënë se Demaçi ishte veprimtar dhe për të vepruar zgjodhi mjetet që iu gjenden pranë.

Statusi i plotë i Kryeziut:

Metafora e qëndresës

Demaçi, besojmë, me të drejtë do të duhej të bëhej metaforë e qëndresës, jo vetëm për shqiptarët, por për të gjithë njerëzit që janë të bekuar me ëndrrën për liri.

E ngatërrojmë shpesh veprimtarin me mendimtarin. E pra janë dy karaktere të ndryshme. André Gide e shpalos aq mirë këtë dallim tek Thésée.

Demaçi ishte veprimtar dhe për të vepruar zgjodhi mjetet që iu gjenden pranë. Dua të them se motivi i qëndresës nuk do të duhej të identifikohej me mjetet që përdoren.

Është e pritshme që emri i tij pas shumë e shumë vitesh të ketë kuptimin e njeriut që nuk u dorëzua kurrë.

Më Shumë

S’ka fluks të qarkullimit në pikat kufitare

Bashkatdhetarët që jetojnë edhe punojnë në vendet e ndryshme të botës, tashmë kanë nisur të vijnë për t’i kaluar pushimet verore në Kosovë. Me ardhjen...

Vidhet një pistoletë me dy karikatorë dhe 80 fishekë në Suharekë

Një pistoletë me dy karikatorë dhe 80 fishekë raportohet se i është vjedhur një burri në Suharekë. Rasti, sipas policia ka ndodhur të shtunën e...

Lajmet e Fundit