26 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Eqrem Kryeziu për Isa Mustafën: Të gjitha t’i falë, vetëm një jo…

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i LDK’së, Eqrem Kryeziu ka akuzuar rëndë kryeministrin Isa Mustafa. Ai në profilin e tij në Facebook ka thënë se Mustafa ka gënjyer për shumë gjera, disa nga të cilat edhe i ka numëruar. E për të cilat Kryeziu ka thënë se kurrë nuk do t’ia falë.

Ky është postimi i plotë i Eqrem Kryeziut:

Vetëm pushtet i mefshtë edhe lakuriq

Kur Lucius Annaeus Seneca hyri në vaskë për të bërë vetëvrasje, gjersa i rridhte gjaku nga venët, i shkruajti letër Neronit.

Edhe i tha: “Nxënësi im i dashur, jam gati të t’i fal të gjitha prapësirat edhe ligësitë, por një gjë nuk ta fal kurrë – kohën që ma merrje duke dëgjuar poezitë e tua të mjera.”

Edhe Isa Mustafës do t’ia falnim rrenat e mëdha të përmasave gjithëkombëtare (“kurrë me PDK-në”, “ika, po nuk e bëra LDK-në fituese”, “gjithmonë me Blokun”, “do bëjmë qeveri funksionale e të vogël”, “do luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin”), porse nuk mund t’ia falim referatet sa të gjata aq edhe të mërzitshme.

Kryeziu këtë postim e ka ilustruar edhe më këtë foto.

Lucius Annaeus Seneca

Më Shumë

Kurti: Ofruam dy kompromise, opozita s’u tregua e gatshme për marrëveshje

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka falënderuar përfaqësuesit e partive politike që iu përgjigjën ftesës së tij për takim,...

Zafir Berisha synon Prizrenin me Bashkimin Demokratik

Pas dështimit për të siguruar postin e kryetarit të Prizrenit me Nismën Socialdemokrate në zgjedhjet lokale të vitit 2021, Zafir Berisha ka vendosur ta...

Lajmet e Fundit