17.1 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Erdogan në vizitën në Rusi kërkon armëpushim urgjent në Idilb

Vizita e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në Rusi synon të arrijë një armëpushim të menjëhershëm në provincën e Idlibit në Siri, tha të mërkurën zëdhënësi presidencial i Turqisë.

“Gjatë rrugës për në Moskë, qëllimi ynë kryesor është armëpushimi i menjëhershëm brenda kornizës së marrëveshjes së Idlibit që kemi nënshkruar me Federatën Ruse”, tha Ibrahim Kalin në një konferencë shtypi pas një takimi të kabinetit në kryeqytetin turk, Ankara, njofton Klan Kosova.

Duke vënë në dukje se Ankaraja ka marrëdhënie gjithëpërfshirëse me Rusinë, Kalin tha që Turqia dëshiron të arrijë një marrëveshje nën një mirëkuptim të veçantë sidomos për Idlib, megjithatë, qëndrimi i Turqisë është “absolutisht i qartë” për këtë çështje, shkruan AA.

Nga 5 marsi në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 4 super filma të ndryshëm

Kalin ka ripërsëritur se Turqia nuk është në Siri për përfitime territoriale, por për të hapur rrugën për një proces politik dhe për të mbrojtur civilët.

Kalin vazhdoi duke thënë se për kthimin e sigurt dhe vullnetar të refugjatëve sirianë gjendja në terren duhet të jetë e favorshme.

Por, hapja e kufijve nga ana e Turqisë për migrantët ka shqetësuar Europën.

Më Shumë

Sindikata e Arsimit paralajmëron Qeverinë: Rritje pagash ose veprime sindikale, nuk përjashtohet greva

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, tha se ndër kërkesat e tyre kryesore është rritja e pagave. Ai për Ekonomia Online tha se Sindikata...

Hapen aplikimet për Bootcamp-et e Inteligjencës Artificiale në Prizren

Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me Agjencinë për Zhvillim Rajonal Jug (RDA South), ka hapur aplikimet për fazën e dytë të Bootcamp-eve të Inteligjencës...

Lajmet e Fundit