7.2 C
Prizren
E shtunë, 6 Dhjetor, 2025

Erdogan thotë se e ka një synim të madh

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an, deklaroi të hënën se Turqia synon dhjetëshen e parë të shteteve më demokratike dhe më të zhvilluar ekonomikisht në botë

“Ëndrra jonë është ta vendosim Turqinë në dhjetëshen e parë të shteteve më demokratike dhe me ekonomi më të zhvilluar”, tha Erdo?an në ceremoninë e hapjes së 80 shkollave dhe 59 sallave të edukatës fizike në Stamboll.

“Ashtu siç rritet, zhvillohet dhe forcohet Turqia, ashtu edhe ndryshon natyra dhe sasia e problemeve me të cilat përballemi. Puna jonë nuk është aspak e lehtë”, deklaroi Erdogan.

Presidenti Erdo?an foli edhe për operacionin ushtarak “Dega e Ullirit”, më saktësisht, për numrin e terroristëve të cilët Turqia i ka neutralizuar në kuadër të këtij operacioni, raporton Anadolu Agency.

Kreu i shtetit turk tha se që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” janë neutralizuar 3.872 terroristë.

Kujtojmë se operacioni “Dega e Ullirit” në Afrin nisi më 20 janar në përputhje me të drejtat e Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Më 18 mars Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) çliruan Afrinin, ndërkohë që kanë vazhduar aktivitetet për pastrimin e plotë të terrenit nga prania e pjesëtarëve të YPG/PKK-së të cilët janë fshehur në zonat malore.

 

Më Shumë

PDK-ja në Prizren garon me tetë kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren, po hyn në garën zgjedhore me një listë prej tetë kandidatësh për deputetë, duke synuar përfaqësim të...

Rahoveci humb në shtëpi

Rahoveci ka pësuar një humbje të rëndë në fushën e vet, duke u mposhtur 0-1 nga Vllaznia Pozheranit, në një duel vendimtar për ambiciet...

Lajmet e Fundit