Një përplasje ka ndodhur ndërmjet ish -sekretarit të degës së LDK’së në Prizren, Nderim Gashi, dhe kryetarit të degës Haxhi Avdyli.
Deri te përplasja kaq e hapur dhe direkte ka ardhur pas publikimit të një statusi nga Nderim Gashi për gjendjen në të cilën ka mbetur zyra e degës së LDK’së dhe tërë dega e kësaj partie.
Postimi i Nderim Gashit në Facebook
““ Mbollën errësirë!”
Sot Lidhja Demokratike e Kosovës, në Prizren qëndron shumë keq, kjo si rezultat i menaxhimit të keq, që po i bëhet Degës së LDK-së, tash e tri vite. LDK në Prizren përveç se ka rënë në vota( në dy palë zgjedhjet e fundit), kryetari i degës bashkë me nënkryetarët e sekretarin s’po arrijnë të mbajnë as zyren e LDK-së, ka një muaj që zyrës së LDK-së, në Prizren i mungon energjia elektrike, dhe shumë gjëra tjera elementare…
Kryetari i degës kohë më parë deklaronte plot pompozitet se ; pagën e parë të deputetit do e jap për “bamirësi”, e në të njëjtën kohë punoj fort që zyrën e LDK-së në Prizren t’a shëndrroj në objekt që ka nevojë për bamirësi! Ai për t’i ikur problemeve që i takojnë, merret me politika të mëdha(kombëtare e ndërkombëtare), sa për të tërheq vëmendjen!
Është momenti i fundit që kryesia qëndrore e LDK-së, të marrë masa në mënyrë që t’a parandaloj degradimin edhe më tej të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren!”.
Postimi i Haxhi Avdylit në Facebook
“Të nderuar aktivistë e votues të mi ,zakonisht nuk mirrem me njerzë të par?nd?sishëm , sepse konsideroj që ka çështje më të mëdha për tu marr se sa me dështaka e askusha. Por disa edhe pse i injoron se lënë pa ta qel gojën. Një askush i tanishëm e sekretar i dikurshëm i degës qe ne zgjedhje pat arrit me marr vetëm disa dhjetëra vota paska fol prapë se dega paska mbet pa rrymë se dega qenka keq e gjera tjera. Bile edhe gazetarët më thirrën për këtë postim të një njeriu qe as lagjja e vet se njeh. Ky N.G në qeverinë e kaluar i sistemuar pa meritë ne qeveri bashkë me disa zyrtarë tjerë qe per disa vite kanë marrë paga nga LDK po ankohen pse nuk po e paguaj shpenzimet e deges . O i pafytyrë me shokët e tu që keni marrë shumë paga po ti cka ke dhënë per LDK .? A ka pirë dikush nga aktivistët se paku kafe nga ti dhe shokët tuaj.? A jeni ju që sabotuat fitoren e LDK-së dhe ndryshimin që ditën dukeshit me LDK e natën flirtonit me PDK dhe Shaqir Totajn. Sa keq së paku që jeni dëshpruar që iku PDK nga Prizreni. E di që ua prishëm planet por Prizrenasët ju dërguan n? histori si ty para disa vitesh por edhe PDK tani. Ju skeni mund me dëmtu as LDK as Baxhakun se sjeni as faktor me dëmtu dikë se kush sju pyet juve. As nj? autobus vota se keni në Prizren. Me ju thënë që ju ndihmuat humbjen tonë ju faktorizoj. Jo se sjeni askushi me d?mtu as mua në qershor as Hatimin ne tetor . Ju vetem mundeni me leh ngapak neper statuse. Pa e ditur që keni me leh ,të dielen në takim me nënkryetarët e sekretarin, duke parë që dega e Ldk ka disa nevoja kam dhënë 300 € per rrymë etj kurse sot i premtova Besim K. që po mirret me organizimin e pervjetorit me 7 prill që do i jap nga paga ime 500€ . Të nderuar aktivistë ,këto ndoshta sjanë për publik por m? mirë kam dhënë nga paga ime shpesh se të paguaj? dikush që do hynim borgj . Rryma kishte qenë papaguar por sisha i informuar dhe ajo dje është kry falë pagesës time edhe pse sjam i obliguar por jam i pergjegjshem.Me 7 prill kemi pervjetorin e LDK-s? ku do e festojm? bashkarisht me ju mijera aktivistë të devotshem dhe aty ketu disa tradhetarë të kauzave të LDK-së që do rrinë qosheve . Por servila të papermirsueshem që perfitojnë ndonje asht si gjithmonë sikur perfituan pa meritë ne vitin 2015 dhe asgjë sdhan? për fitoren e saj. Thojnë që nëse gjuan cdo qen rrugës kurrë s’arrin ne cak . Unë me juve sjam marrë asnjëherë e sdo mirrem edhe në të ardhmen se kam shumë caqe e suksese te reja me arrit. Unë sjam marr? me juve as 2014 as tash. Sepse mbi 8600 votues i perfaqesoj dhe me duhet me punu me i përfaqësu sa më mirë ata dhe LDK–në. Njerzit më duan sepse isha e jam për ata kudo që shkoj . Kurse juve perfitues nga sofra e LDK–së juve ju përfaqëson Kadri Veseli dhe sju duhem unë as LDK në opozitë. Dhe e dyta shqiptari gjakun ta fal por suksesin jo. Skeni nevojë me pranu suksesin tonë por në vitin 2019 suksesi im dhe miqve të mi në degë sdo jetë 60% si në vitin 2014 kur u zgjodha por mbi 80%. Veq me ju tregu juve që jeni askush dhe asgjë”, ka shkruar në reagimin e tij Haxhi Avdyli.
Replika e Nderim Gashit ne Facebook
2017- ta, na shpërfaqi politikan të llojit Haxhi Qamili (AVDYLI).
Tentoi të bëhet politikan me ndikime të niveleve më të larta, por nuk ia arriti, me gënjeshtra, e me mashtrime, s’bëhesh dot…
As me vjedhje të fjalimeve të bashkpartiakëve, në hapje të fushatës për zgjedhjet e fundit lokale, nuk bëhesh dot…
Në Prizren, do mbahesh mend për disfatën më të thellë të pësuar nën udhëheqjen tënde, e pas humbjes do mbahesh mend për ca negociata me partitë tjera, për të cilat luteshe më shumë ti ( e le partine per here të parë jasht balotazhit), se sa partitë që ishin në balotazh, e këto negociata rezultuan me “marrëveshje – pa marrëveshje!”
Në 2009 ishte argatë i SHIK-ut , ma konkretisht i Lates, vrapoi ditë e natë, për PDK-në, sa për t’u bërë drejtor i QKUK-së, por nuk e bën… e mashtruan Haxhi Qamilin -të smuarin psiqik për pushtet!
Dorëheqje japin njerzit që kanë kualitete të larta njerëzore, dhe dinjitet, por ti se ke asnjërën!
2017 – ta, la shije të keqe edhe me këso matrapaz!
P.s.
Temat debatuese të radhës do jenë më senzitive, dhe shumë shumë interesante për publikun!