18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

EULEX-i ia hedh topin vendorëve: Operacioni i djeshëm, gabim i institucioneve kosovare

EULEX-i të enjten përmes një komunikate për media ka sqaruar çështjen e operacionit për arrestimin e një personi, i cili tashmë ishte duke vuajtur dënimin.
Lexoni të plotë kumtesën e EULEX-it:

“Përkitazi me lajmin e djeshëm lidhur me urdhër arrestin e lëshuar nga një gjyqtar ndërkombëtar për një person i cili tashmë gjendej në burg, EULEX-i e konsideron çështjen të jetë kompetencë e institucioneve relevante të Kosovës.

Personi në fjalë është paraqitur në institucionin përkatës, por ky institucion nuk ia ka përcjellë komunikimin gjykatës. Ky incident paraqet një gabim teknik brenda institucioneve përkatëse, i cili duhet të adresohet me kohë, për të përmirësuar efikasitetin e administrimit të drejtësisë në Kosovë.

EULEX-i është, si gjithmonë, në dispozicion të Policisë së Kosovës dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës, për të përmirësuar kualitetin e administrimit të drejtësisë në Kosovë”.

Më Shumë

Ballkani shkruan historinë, e fiton tri herë rresht titullin

Ballkani është shpallur kampion për herë të tretë rresht në Superligën e Kosovës në futboll. Ekipi i Ilir Dajës e ka mposhtur Llapin në “Zahir...

Kuvendi i Kosovës miraton disa marrëveshje ndërkombëtare

Kuvendi i Kosovës ka miratuar shumicën e marrëveshjeve ndërkombëtare, ratifikimi i të cilave kishte mbetur pezull që një kohë për shkak të mungesës së...

Lajmet e Fundit