5.7 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Eulexi dhe rasti “Muja&Co.”

OpinionLirim Krasniqi2Lirim KrasniqiLirim Krasniqi

EULEX-i e përkrah Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve më të mëdha Evropiane në fushën e sundimit të ligjit. EULEX-i, po ashtu, e përkrah dialogun e strukturuar mbi sundimin e ligjit, të udhëhequr nga Brukseli. EULEX-i është duke e vazhduar përkushtimin e tij në luftën kundër korrupsionit dhe bashkëpunimit të ngushtë me kolegët vendas për ta arritur qëndrueshmërinë dhe praktikat më të mira të BE-së në Kosovë.

Sic mund ta shihni edhe në përshkrimin e punës dhe synimeve të misionit të BE-së në Kosovë,sundimi i ligjit dhe funksionalizimi i sistemit te drejtesise jane gjera prioritare. Kosova është test shumë i rëndësishëm për dy pika kryesore për te cilat BE-ja ka investuar më së shumti,ajo e aspektit teknik dhe administrativ,që ka të bëjë me sundimin e ligjit dhe funksionalizimin e sistemit të drejtësisë,dhe në anën tjetër ajo që lidhet me politikën e jashtme e udhëhequr nga baronesha Ashton me anë të procësit të negociatave me Serbinë.Këto edhe pse dy komponentë të rëndësishëm për të ardhmen unionit,e dyta përkatësisht ajo e politikës së jashtme dhe të sigurisë shpeshherë është shfaqur më prioritare,duke e dominuar të parën.
Politika e Përbashkët për Punë të Jashtme dhe Siguri (CFSP)e cila udhëheq me procesin e negociateve, tashmë ka arritur në një pikë pothuajse përfundimtare,edhe pse qysh në fillim suksesi i dialogut është varur nga lojaliteti i politikanëve kosovarë dhe atyre serb.

Nga pala kosovare lojaliteti i Hashim Thaqit karshi synimeve të BE-së nuk ka qenë pengesë asnjëherë përderisa nuk i është rrezikuar pushteti,dhe kontestuar legjitimiteti i qeverisjes.
Zgjedhjet lokale ishin momenti kur kryeminstrit i duhej “me çdo kusht” të mbante nën kontroll pjesën më të madhe të vendit,dhe të forconte legjitimitetin e kontestuar të pushtetit që nga “fitorja” ne zgjedhjet parlamentare e 2010-ës,për të vazhduar të qenurit figura më e “pranueshme” për perendimin që do të mund të finalizonte procesin negociator me palën Serbe.

Duke e nuhatur pak a shumë humbjen e qyteteve të mëdha për shkak edhe të “çarjeve” brenda partisë,shefi i “pakontestueshëm” i PDK-së u koncentrua në qytetin më të madh që e kishte,dhe njëkohësisht “halën” më të madhe e cila në rast të humbjes mund ti mbeste ne fyt.

Pengesa e parë në këtë drejtim ishte kryetari i komunes,i akuzuar për shpërdorim të detyrës zyrtare sepse kandidati i ardhshëm për kryetar komune do të duhej të ishte një figurë që do t’ia siguronte fitoren në zgjedhje dhe shuarjen e “trazirave” potenciale mbrenda degës.Për shkak se dikush i “ri” nuk do të mund t’i realizonte këto dy pika,do të ishte përsëri ai,kandidati dhe kryetari i akuzuar i komunës Ramadan Muja.

Për shumëkë kjo zgjedhje e Thaqit u konsiderua si e gabuar,mirpo në rrethanat në të cilat gjendej ai,kryetari Muja ishte “Kali i Trojes”, që me një investim maksimal t’a mbante Prizrenin,t’i shuante “kryengritjet” brenda deges se PDK-së në Prizren,dhe përmes këtyre dyjave t’ jepte një alibi të fortë për t’u mbrojtur nga akuzat për korrupsion dhe shperdorim të detyres zyrtare në rastet e “faljes” së tokës publike kompanive turke, në të cilat kishte gisht edhe Kryeministri.

Me fitoren ne zgjedhje për të cilën nuk mjaftoj as zhvendosja e përkohshme e qeverisë së Kosovës në Prizren,por u desht që të vinin edhe dy kryeministra për të bërë fushatë në këtë rast për Rama(z)dan Mujën,Thaqi do të mund të mbulonte të palarat e ndërhyrjëve të tij dhe qeverisjes se PDK-së ne Prizren.Dhe në anën tjetër “ri-legjitimimi” i pushtetit në Prizren t’i shërbente për t’ë fituar procesin gjyqësor kundër “parisë së Prizrenit”,të cilës i qëndron prapa Kryeministri. Humbja potenciale e Prizrenit,për Thaqin do të ishte e trefishtë,që do t’i kushtonte atij shumë,duke filluar me denimin e “piunëve” të tij,e deri te nxjerrja në shesh e të gjitha direktivave,që çuan zyrtarët komunale deri në shkeljet procedurale dhe ligjore(sepse në rast të dënimit “Muja&Co.” nuk do të hezitonin të tregonin se kush ua jepte urdhërat).

S’paku keto arsye po rikonfirmohen edhe nga avokatët mbrojtes të rastit “Muja&Co.”,të cilët arsyen kryesore për t’i mbrojtur klientet e tyre e shohin te fitorja e zgjedhjeve dhe “ri-legjitimimi” siç thonë ata i një qeverisje që ka punuar në interes të qytetarëve.

Nësë rasti “Limaj” në akuzat për krime lufte na ka lënë dyshime se EULEX-i vetem se i shërben nevojave te politikes se jashtme se BE-së(atëhere për eliminimin e kundërshtarëve të Thaqit),e tani për t’ë mos ia humbur legjitimitetin njeriut me të “përshtatshëm” për përmbylljen e dialogut me Serbinë.
Rasti “Muja&Co.”do të na konfirmojë përfundimisht ose jo një gjë të tillë.BE-ja tani më shumë se kurrë duhet të na tregojë se permes EULEX-it ka dashur të vendosë standarde afatgjate në sistemin e drejtësisë,dhe në luftimin e korrupsionit,përmes misionit që është pjesë e një prej shtyllave të funksionimit të vetë BE-së,dhe që është i ndarë si pushtet nga komponenta tjetër e politikës së jashtme.Ky rast do ta na heq të gjitha dyshimet dhe do të na bëjë të kuptojmë nese EULEX është këtu për të ndarë drejtësi,apo për t’i shërbyer politikave të jashtmë të perendimit duke shpërfaqur edhe konfliktin e interesit të misioneve të BE-së në Kosovë.

(Autori është  absolvent i Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës?

Lirim Krasniqi

Më Shumë

A është ky adresimi i Parashqevi Simakut?

Profili në facebook është i krijuar në emër të saj, më datë 16 dhjetor 2024. Në të, këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila...

“Perlë e Ballkanit”, lexuesi shkruan për Prizrenin në The Guardian

The Guardian ka publikuar një artikull për “zbulimet e preferuara të udhëtimit” gjatë vitit 2024, ku hyn edhe qyteti i Prizrenit. Aty përmendet xhamia...

Lajmet e Fundit