Eurovisioni të shtunën pritet t’i sjell shkëlqimin Europës

Pas 65 viteve, festivali më i madh evropian i muzikës,”Eurovision Song Contest”,  ka qenë i detyruar të anulojë edicionin e vitit 2020 për shkak të pandemisë COVID-19.

Pavarësisht situates, Rrjeti i Transmetuesve Evropian (EBU), bashkë me shtetin e Holandës i cili do të organizonte këtë vit festivalin, kanë krijuar një koncept të ri i cili ka për qëllim të ruaj qëllimin e Eurovisionit, për të bërë bashkë popujt e kontitentit të vjetër ata kanë krijuar “Eurovision: Europe Shine A Ligjt” (Europë Shkëlqe si Dritë), i cili do të transmetohet këtë të shtunë më 16 maj, datë e cila ishte caktuar për tu zhvilluar finalja Eurovisionit në Rotterdam të Holandës, shkruan Magazina.al

Ndonëse për herë të parë festivali nuk do të ketë karakter garues dhe si rrjedhojë nuk do të ketë as fitues, qëllimi i kësaj ngjarje është të nderoj artistët nga 41 shtete që ishin zgjedhur për të kënduar këtë vit.

Spektakli pritet të ketë prezentuesit, ndërsa 41 këngëtarët do të këndojnë nga shtetet e tyre, e nuk do të mungojnë as të ftuarit special

Spektakli do të zhvillohet të shtunën më 16 maj nga ora 21:00 dhe do të transmetohet në 44 shtete, përfshirë edhe Kosovën.

Më Shumë

Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar sot në shtëpinë-muze të profesor Ukshin Hotit në Krushë të Madhe, në 27-vjetorin e zhdukjes...

Aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie në Dragash, ngarkohen se dërguan aparate të vjetra të fotokopjimit në shkolla në vend të pajisjeve të...

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë...

Lajmet e Fundit