6.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Eurovizion, shtetet që na bënë “bllofin”

Elhaida Dani bëri një paraqitje të shkëlqyer mbrëmjen e djeshme duke korrigjuar edhe ndonjë gabim që bëri në gjysëmfinale, por rezultati ishte zhgënjyes, madje ndër më të dobëtit që Shqipëria ka arritur në Eurovizion.

Por natyrisht që nuk mund t’i vihet faj asaj, “Zërit të Italisë”.

Dihet që Eurovizion më tepër se një festival muzikor ka ngjyrime të dukshme politikke dhe kjo është parë çdo vit në votime.

Por nëse shtete si Suedia apo Rusia “morën hakun”, Shqipëria këtë radhë është lënë në baltë edhe nga shtetet ku kishte më shumë shpresa dhe ku tradicionalisht ka marrë pikë, dhe ka marrë më shumë nga sa mori dje.

Surpriza më e madhe në votim ishte Italia e cila nuk na dha asnjë pikë!

E pabesueshme duke marrë parasysh se Elhaida fitoi “The Voice of Italy” dhe për faktin se aty ka shumë shqiptarë.

Gjithashtu zhgënjeu edhe Greqia e cila na dha vetëm 6 pikë.

Një tjetër surprizë ishte edhe Zvicra që nuk na dha asnjë pikë, e çuditshme kjo duke marrë parasysh se aty jetojnë qindra mijëra shqiptarë.

I vetmi shtet “besnik” ishte Maqedonia e cila na dha pikët maksimale.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe në një vend me thuajse gjysmën e popullsisë shqiptare.

Më Shumë

Junior 06 dominon Penzën në gjysmëfinalen e parë U14

Ekipi i vajzave U14, Junior 06 Moni Bau, ka shënuar fitore bindëse ndaj Penzës me rezultat 60:26, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Play-Off”-it. Ndeshja...

Angazhohen asistentë të rinj për nxënësit me nevoja të veçanta në Suharekë

Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka angazhuar asistentë të rinj në institucionet edukativo-arsimore të komunës, të cilët do të ofrojnë mbështetje për nxënësit me...

Lajmet e Fundit