Eurovizioni 2023 mbahet në Liverpool

Liverpool është shpallur si qyteti në Mbretërinë e Bashkuar që do të jetë nikoqir i Festivalit të Këngës në Eurovizion të vitit të ardhshëm.

Komediani irlandez Graham Norton konfirmoi se kjo ngjarje kulturore do të zhvillohet në Liverpool më 13 maj.

“Shënojeni në kalendarin tuaj”, thotë ai, para se të nderonte këngëtarin britanik, Sam Ryder, i cili zuri vendin e dytë këtë vit.

“Ai me të vërtetë e ka hequr mallkimin e Eurovizionit”.

Ndërkaq, Orkestra Kalush, grupi që e fitoi këtë vit çmimin e parë në Eurovizion për Ukrainën, i ka dërguar Liverpoolit një mesazh për t’i uruar.

“Ne jemi shumë të kënaqur që Eurovizioni i vitit të ardhshëm do të zhvillohet në Liverpool. Edhe pse nuk e kemi pasur ende privilegjin ta vizitojmë, trashëgimia muzikore e qytetit është e njohur në mbarë botën. Të performosh në të njëjtin vend ku filluan The Beatles, do të jetë një moment që nuk do ta harrojmë kurrë!”.

“Edhe pse jemi të trishtuar që festivali i vitit të ardhshëm nuk mund të zhvillohet në atdheun tonë, ne e dimë se njerëzit e Liverpoolit do të jenë mikpritës të ngrohtë dhe organizatorët do të jenë në gjendje t’i shtojnë një shije të vërtetë ukrainase Eurovizionit 2023 në këtë qytet”, janë shprehur anëtarët e grupit.

Më Shumë

Sindikata e Policisë ngushëllon familjen e policit Rexhep Gashi, që humbi jetën gjatë detyrës në Vërmicë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas vdekjes tragjike të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën në orët e hershme të...

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Lajmet e Fundit