Evropa në zemër

Nga Hajdar Mallaku 

(Në Parlamentin Evropian)

Në Strasburg,
Si vizitor,
Hyra i trembur
Në Parlamentin Evropian.

Jo për fajin e atdheut tim,
As për timin,
A mos për gjuhën e ndarë në dysh
Në mes të Lindjes dhe Perëndimit.

Si kambanë alarmi
Rrinë porositë e tij për ne,
Andej Lindja ndjellakeqe
Rrënon urën e baladës së re.

Si rrëcok pule
Tërhiqemi andej e këndej
E ne ende s’e shtrëngojmë dorën,
Dorën me diell të botës së re.

Te porta fjala shqip e policit:
“Mirësevini në Kuvendin e Demokracisë”,
Ndërsa në kuvendin e urtakëve
Orakulli pret flamurin tonë të pjekurisë.

Kush më mirë se Rilindasit
U lutën për besimin e ri;
Për ku ishim thirrja na fton:
Dielli lind andej nga perëndon.

Strasburg, 28. VII. 2022

Më Shumë

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Lajmet e Fundit