F. Berisha nga Prizreni dënohet me 3 muaj burg

Gjykata Themelore e Prizrenit ia shqiptoi dënimin prej tre muajve burgim të akuzuarit F.Berisha nga lagjja “Arbana” e Prizrenit, pasi u shpall fajtor për veprën penale ‘lëndim i lehtë trupor’.

“Dënimi do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 08.07.2015 deri me datën 05.08.2015”, thotë zëdhënësja e gjykatës, Afërdita Kicaj.

“I akuzuari me datën 08.07.2015, rrethe orës 18:45 në Prizren, në shtëpinë e tij familjare, i njëjti duke qenë në gjendje të dehur, pas një mosmarrëveshje që kishte me bashkëshorten e tij, e sulmon fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore”, thotë Kicaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas,...

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit