-1.3 C
Prizren
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Fajin s’e ka sistemi zgjedhor, por shkelësit e tij

DnV1111-660x400Deputetë nga partitë politike në vend kanë shtruar opinionet e tyre në lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Arsim Bajrami thotë se s’duhet ngutur për zgjedhje të jashtëzakonshme, por Ismet Beqiri, Visar Ymeri e Burim Ramadani mezi i presin.Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, duke folur për reformën zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare në vend, ka komentuar thashethemin që njerëzit çdo ditë japin nga një datë për zgjedhjet e ardhshme. Tanimë sipas tij, Kosova është ‘de facto’ në mes të fushatës zgjedhore.

Për të pasur zgjedhje të lira, duhet të ketë qëllime të mira, përsëriti Ambasadori tha se duhet reformim i mirëfilltë i sistemit zgjedhor.

“Bashkësia ndërkombëtare ka thënë se duhet të bëni reformimin e sistemit zgjedhor para zgjedhjeve të përgjithshme mirëpo pas tri vitesh tani është shumë vonë, prandaj, mendoj se është shumë më mirë që tani ta harrojmë reformën zgjedhore, të mbajmë zgjedhje të mira me këtë vendosmëri”.

Deputeti i PDK’së, Arsim Bajrami thotë se nuk është me rëndësi se a do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe vrapi pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme mund të sjellë një situatë kur zgjedhjet mund të improvizohen.

“Është e rëndësishme që ne të përgatitemi mirë që këto zgjedhje të jenë të mira, të mos ketë improvizime dhe të mos ketë alibi pastaj për të arsyetuar shkeljet eventuale”.

“Çështja e reformës zgjedhore si duket mbetet më tepër një dëshirë se sa një realitet, sepse ne kemi pa dy vjet të humbura rreth reformës zgjedhore dhe këto kanë qenë vitet e blerjes së kohës apo të menaxhimit edhe të opinionit publik sepse nuk ka pasur asnjëherë vullnet për reformë substanciale zgjedhore”.

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK’së, Ismet Beqiri, ka thënë në këtë mbledhje se ligji nuk është fajtor i parregullsive ose rregullsive të zgjedhjeve. Parashtroi problemin për kohëzgjatjen e fushatës, të tepërt, sipas tij,transmeton lajmi.net

“Zgjedhjet lokale të vitit 2013 dëshmuan se jo gjithherë, por ndoshta shumë rrallë ligji është fajtor nëse mund të thuhet për rregullshmërinë ose parregullshmërinë e zgjedhjeve edhe në vendin tonë edhe kudo qoftë”.

“Unë mendoj që duhet seriozisht ta shohim kohëzgjatjen e fushatës zgjedhore. Nuk mendoj që 30 ditë është e nevojshme të kemi fushatë. Gjithë ne si subjekte politike duhet ta kemi gatishmërinë që zgjedhjet kurdo që ndodhin të ketë ofertë, program konkret të cilin mund t’u shpalosim qytetarëve më shkurt. Ka më pak shpenzime dhe besa s’i lodhim qytetarët”.

Në anën tjetër, shefi i grupit parlamentar i Vetëvendosjes, Visar Ymeri kujtoi se reforma zgjedhore ka nisur me komision ad-hoc me përfaqësues të subjekteve politike por shumë shpejtë është reduktuar në një numër të liderëve politik të takimeve herë të hapura, herë të mbyllura.

Kjo, sipas tij po e deformon idenë e diskutimit publik për reformë.

“Pra, nëse duhet reformë zgjedhore, nëse duhet të ndryshohet sistemi zgjedhor, atëherë domosdosmërisht duhet të insistojmë në mekanizma që e përfshijnë qytetarin”.

“Të thuhet që është e domosdoshme që të reformohet substancialisht sistemi zgjedhor në Kosovë dhe në anën tjetër të pranohet se megjithatë nuk është faji i sistemit por faji është i personave që po e shkelin sistemin, atëherë mendoj që këto dyja nuk qëndrojnë”.

“Nëse s’është problemi tek sistemi atëherë ta zhvillojmë gjyqësorin në mënyrë që të merret me individët që po i shkelin”.

Ndërsa deputeti i AAK’së, Burim Ramadani, beson se zgjedhjet parlamentare do të ngjajnë shumë shpejt, për shkak të, siç e quan ‘paralizimit’ të Kuvendit të Kosovës.

Përgatitja e votuesve duke i informuar ata lidhje me procesin e votimit është e nevojshme, thotë ai.

“Duhet menjëherë të vendosim një kalendar kohor për zgjedhje. Nuk kemi reformë zgjedhore, duhet të vazhdojmë. Nuk kemi edhe 3 vjet të tjera të presim për reformën zgjedhore, zgjedhjet po vijnë. Kjo ka qenë edhe esenca që i kemi dërguar letër presidentes këto ditë”.

“Bindja ime është që zgjedhjet do të jenë sa më shpejtë që të jetë e mundur. Dhe, duket se nuk ka zgjidhje tjetër, për shkak të paralizimit të Kuvendit, mos ta flasim për institucione tjera”.

“Duhet të fillohet fushatë informuese e vetëdijesuese edhe për mundësitë e ndërrimit të vendeve të vendvotimit por mbi të gjitha për mënyrën e votimit”, tha Ramadani.

Më Shumë

Çeku: Stadiumi “Liman Gegaj” në Malishevë, investim për infrastrukturën sportive të Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, ka vizituar Stadiumin e Qytetit “Liman Gegaj” në Malishevë, duke...

Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes për shkak të kushteve atmosferike

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, sidomos drejtuesit e automjeteve, për shkak të ndryshimeve...

Lajmet e Fundit