Faleminderit, president Trump!

Shkruan: Eqrem Kryeziu

Amerika nuk do të jetë kurrë një vend socialist. Në shekullin e kaluar socializmi dhe komunizmi vranë njëqind milionë njerëz.

Siç e shihni edhe sot Venezuelën, kjo ideologji vazhdon të vrasë njerëz në këtë vend.

Këto ideologji totalitare, të kombinuara me teknologjitë moderne, janë në gjendje të ushtrojnë pushtetin e tyre me format më shqetësuese të represionit dhe dominimit.

Për këtë arsye ShBA do të ndërmarrë hapat e duhur ndaj teknologjive të huaja dhe investimet për mbrojtjen e të dhënave dhe sigurisë kombëtare. Këshilloj çdo vend të pranishëm këtu të bëj si ne. Dhe ua rejomandoj këtë.

Nëse doni lirinë, bëhuni krenar me vendin tuaj. Nëse doni demokracinë, merrni në dorë sovraniterin tuaj.

Nëse doni paqe, duajeni kombin tuaj. Udhëheqësit e mençur gjithmonë e kanë në vend të parë të mirën e popullit të tyre dhe të vendit të tyre.

E ardhmja nuk u përket globalistëve, e ardhmja u përket patriotëve. E ardhmja u përket vendeve sovrane dhe të pavarura që mbrojnë qytetarët e tyre, që respektojnë fqinjtë dhe dhe nderojnë diferencat që e bëjnë çdo vend të veçantë dhe unik.

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Lajmet e Fundit