15.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Falimenton 50 Cent

Reperi 50 cent ka shpallur falimentimin.

Sipas Wall Street Journal, ylli i muzikës, biznesmen dhe aktor njëkohësisht, ka deklaruar në dosjet e gjykatës se asetet e tij dhe borxhet janë në varg nga 10 milionë dollarë deri në 50 milionë dollarë.

Paraqitja e tij, vjen një ditë pasi gjykata vendosi se reperi duhet t’i paguajë një nëne nga Florida, 5 milionë dollarë, për publikimin e një videoje intime të saj.

Sipas kësaj gruaje, publikimi i videos i ka prishur imazhin dhe ka tentuar disa herë të kryejë vetëvrasje.

Mënjëherë pas humbjes së gjyqit, reperi 40 – vjeçar ka shpallur falimentimin.

Albumi Get Rich or Die Tryin?’ i vitit 2003, i dha reperit famën globale.

Deri më sot ai ka shitur më shumë se 30 milionë albume dhe ka fituar Grammy Awards në 2010.

Në maj të këtij viti, Forbes vlerësoi pasurinë e tij neto në 155 milionë dollarë.

Më Shumë

Shënohet Dita Botërore e Tuberkulozës në Prizren, 66 raste të regjistruara në vitin 2025

Spitali i Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka bërë të ditur se edhe këtë vit është shënuar Dita Botërore...

Sonte Sllovaki-Kosovë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte luan njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e tyre. Dardanët do të përballen me Sllovakinë në Bratislavë...

Lajmet e Fundit