2 C
Prizren
E mërkurë, 27 Tetor, 2021

Falsifikimi i testeve për COVID-19 edhe në Kosovë, mediumi zviceran thotë se “çmimi për një test të tillë ka shkuar deri në 800 franga”

Çmimi për një test të falsifikuar PCR në vendet e Ballkanit ka shkuar deri në 800 franga (736 euro).

Kështu raportojnë mediat zvicerane, sipas të cilave “pikërisht kështu kriminelët përpiqen të fitojnë para”, përcjell Telegrafi.

Dhe për këtë, siç vë në pah mediumi zviceran blick.ch, policia në Kosovë tani ka “kapur” një laborator falsifikimi në qytetin e Podujevës.

Veç kësaj, shkruan ky medium, në Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, mbi 100 persona tani janë arrestuar në lidhje me testet e falsifikuara të PCR.

Në një rast, siç thuhet më tej, autoritetet konfiskuan disa kompjuterë.

Sidoqoftë, sipas blick.ch, nuk është e re që testet për coronavirus janë të rreme.

Interpoli tashmë kishte paralajmëruar vitin e kaluar se kriminelët do të përpiqeshin të fitonin para nga to.

Dhe rastet e fundit me teste kanë ngritur alarmin në Zvicër, përcjell Telegrafi.

Për këtë edhe kantoni i Cyrihut ka ndaluar një festival muzikor me një njoftim të shkurtër pasi autoritetet kishin frikë se shumë vizitorë do të dilnin me ato teste të rreme PCR.

Ndryshe, ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë për media ka bërë të ditur se si rezultat i kontrollimit dhe zbatimit të masave, kanë iniciuar dy raste për falsifikim të testeve PCR për COVID-19, ku kanë arrestuar tre persona.

“Kemi iniciuar dy raste për falsifikim të testeve PCR. Janë kontrolluar tri agjenci janë identifikuar 9 persona ku në 48 orëshin e fundit janë arrestuar tre persona. Ndaj 9 personave janë ngrit kallëzime penale”, kishte thënë Sveçla.

Ndërkohë Policia e Kosovës ka arrestuar në flagrancë dy persona në një laborator në Podujevë, të cilët kanë lëshuar teste të COVID-19 të falsifikuara.

Sipas një komunikate për medie, ku kanë dhënë edhe detaje, thuhet se njëri i arrestuar është pronari i laboratorit, B.S., viti i lindjes 1952, mashkull kosovar ndërsa personi i dytë është punëtorja e këtij laboratori Xh. Sh., viti i lindjes 1988, femër kosovare. /Telegrafi/

Më Shumë

446 gjoba të shqiptuara për mosrespektim të masave anti-Covid gjatë 24 orëve të fundit

Tash kur numri i viktimave dhe rasteve pozitive me COVID-19 ka rënë dukshëm në krahasim me shifrat e para disa javëshe, po vazhdojnë të...

Protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës

Lotaria e Kosovës ka paralajmëruar protestë për sot në orën 11:00, në shenjë pakënaqësie për mos plotësimin e kërkesave. Protesta mbahet para ndërtesës së Qeverisë...

Dy ndeshje për të mbyllur javë e dhjetë në Superligën e Kosovës

Zhvillohet sot edhe dy ndeshje tjera në kuadër të Superligës së Kosovës. Tre ndeshjete para të luajtura për javën e dhjetë të martën, sollën shumë...

Sot mot me diell dhe vranësira, të shtunën vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri...

E tmerrshme: Nëna vret dy vajzat e saj të mitura

Qyteti i Veronas është shokuar nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë ka vrarë dy vajzat e saj të mitura, 11 dhe 3...

Veprimi i Icardit duket se vulos gjithçka, merr fund lidhja me Wanda Naran (FOTOT)

Marrëdhënia e trazuar e Mauro Icardit me Wanda Naran, ka marrë një tjetër kthesë, pasi sulmuesi i PSG-së postoi një mesazh të ri që...

384 tiketa të shqiptuara për mosrespektim të masave kundër COVID-it gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shqiptuar 384 tiketa për mospërfillje të masave kundër COVID-19. Edhe një ditë më parë, numri i gjobave...

Çmenduri! Vajza bën foto provokuese para arkivolit të të atit

Një grua është kritikuar ashpër në rrjetet sociale, pasi bëri “selfie” seksi në funeralin e babait të saj. Çuditërisht, gruaja kishte zgjedhur madje ta mbante...

Ajo

  Flaka e saj e lodhur Nga bredhjet poshtë e lartë Po t’i dëgjon qeshjet edhe në heshtje Po pa ia vyshkur shpresën. Me flakë përsëri ka më të...

Henry flet për Messin: Ai nuk po gjen hapësirë tek PSG

Ish-sulmuesi i kombëtares franceze, Tierry Henry ka dhënë sot një intervistë ku është pyetur mbi situatën që po kalon Mesi tek PSG. “Mesi nuk po...

140 vjet nga lindja e Picassos

Pablo Picasso u lind më 25 tetor 1881 në Málaga të Spanjës. Ai ishte piktor, skulptor, punues qeramike, projektues grafik, poet dhe dramaturg, publicist...

Ikin nga 123 mjekë, Kosova në rrezik të mbetet edhe pa 1200 specialistë

Ikja e mjekëve nga Kosova po vazhdon edhe në këtë kohë pandemie, kushtet jo të mira në punë, paga e ulët dhe synimi për...

Aktakuzë ndaj një personi për falsifikim të parave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër një personi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale...

Rahoveci në balotazh, Latifi i AAK-së dhe Korenica i LVV-së në garë për të parin e komunës

Komuna e Rahovecit po ashtu do të ketë edhe një raund tjetër në zgjedhjet lokale 2021. Në raundin e dytë, në këtë komunë do të...

E goditi bashkëshorten me shqelma e grushte, deklarohet në Gjykatë burri nga Suhareka

I akuzuari A.L. ka pranuar se i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor bashkëshortes së tij pas një mosmarrëveshje që kishin pasur mes vete...

Kamza mposhti Prizrenin

Kamza Basket ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Prizrenit 16 me rezultat 91:96 (31:27, 20:30, 23:11, 17:28), në kuadër të javës së parë të...

Lajmet e Fundit