-0.4 C
Prizren
E martë, 16 Dhjetor, 2025

Familja e Isni Kilajt e mbështet Limajn: Idenë e projektit të përbashkët e kemi nisur me Isniun

“Falënderim e mirënjohje të thellë për mbështetjen që na dha sot familja e bashkëluftëtarit tim, z. Isni Kilaj”, kështu ka thënë sot lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas takimit që ka pasur me familjarët e Isni Kilajt, ish-kryetarit të Komunës së Malishevës, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë.

Limaj ka thënë se idenë e projektit të përbashkët e kanë nisur me Isni Kilaj, por, sipas tij, fatkeqësisht për shkak të rrethanave që tani janë të njohura, Kilaj nuk është sot këtu me ta.

“Ne besojmë dhe presim që sa më parë t’i kthehet familjes e Kosovës. Bashkë me familjarët e z. Kilaj ne sot e konkretizuam idenë që bashkë e nisëm. Çdo herë kur jemi bashkuar vetëm të mira i kemi sjellë Malishevës e Kosovës, prandaj, ky bashkim le të paraprijë për bashkime të tjera, të të gjithë atyre që i përkasin këtyre vlerave. Mbështetja e familjes së nderuar të bashkëluftëtarit Kilaj është vlerë e shtuar për ne dhe shpresojmë e besojmë fuqishëm që Isni Kilaj me shokë, që padrejtësisht po mbahen në Hagë, do të kthehen sa më parë në vendlindje”, ka theksuar Limaj.

Më Shumë

Beteja e Gorozhupit: Luljeta e UÇK s’e la burrin, u vra edhe ajo

Në betejën ku u vra komandanti Mujë Krasniqi “Kapuçi”, “Te Likenet e Hasit”, ra dëshmore edhe Luljeta Shala bashkë me të fejuarin e saj. Aty...

Qytetarja nga Prizreni ktheu paratë e humbura në polici

Një qytetare nga Prizreni ka gjetur një shumë të konsiderueshme parash në Parkun e Marashit këtë mëngjes. Pa hezituar, ajo ka njoftuar Policinë dhe...

Lajmet e Fundit