4.8 C
Prizren
E enjte, 13 Nëntor, 2025

Fatmir Kastrati: Kuvendi i Prizrenit, ka degraduar

Kuvendari i AAK-së në Prizren, Fatmir Kastrati nuk është i kënaqur me përbërjen e Kuvendit.

Thotë se kuvendarët e rinj nuk e kanë të qartë rolin e tyre.

“Kuvendi Komunal i Prizrenit është institucioni me i lartë vendimmarrës dhe substancialisht rregulluesi i jetës së qytetarëve. Fatkeqësisht rëndësia dhe nami i tij po zbehet”, shkruan Kastrati në “Facebook”

“Që nga viti 2007 jam votuar nga qytetaret të jem pjesë e Kuvendit Komunal”.

“Qe 13 vite si Këshilltar Komunal, kam pasur rastin të bashkëpunoj me shumë veprimtar, anëtar të kuvendit, nga të gjitha partitë që e kanë pasur të qartë rolin e tyre”.

“Mirëpo, kjo përbërja e fundit ka degraduar nga çdo gjë që quhet normale. Ka kaluar limitet e asaj që quhet politikbërje”.

“Këshilltarët e rinj, si duket nuk po e kanë të qartë rolin e tyre në Kuvend, as teorikisht e lëre me në praktikë”.

“ Partitë politike po i mbushin listat me njerëz që nuk janë adekuat as për të qenë në listë e lëre më të jenë pjesë e Kuvendit, e kjo po ndikon që edhe zhgënjimi e mosbesimi qytetar të rritet”.

“Mungesë totale e respektit, si nga këshilltarët ndaj njeri tjetrit, por edhe ndaj institucionit e njerëzve që përfaqësojnë, pa e pasur të qartë rëndësinë e fjalës publike”.

“Edhe në oda të burrave ka pasur rend dhe respekt kur dikush e ka marrë fjalën”.

“Sot në Kuvendin Komunal flitet, ndërhyhet pa rend, pengohen këshilltarët gjatë fjalës së tyre. Kjo po ndodh pa dallim, nga pothuaj te gjithë këshilltarët, nga kryesuesi, e aq më keq edhe nga drejtorët e ekzekutivit!!! “

“Duhet të reflektojmë, t’ja kthejmë Kuvendit Komunal rëndësinë dhe rolin qe e ka”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lirohet nga QKUK-ja Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë, Astrit Isufi, është liruar nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Lajmin e...

PDK feston në Prizren, Krasniqi e Totaj në shesh me prizrenasit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, gjendet sonte në Prizren ku edhe po feston bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir Totaj. Ata janë parë në qendër...

Lajmet e Fundit