Fatmir Limaj bëhet avokat

fatmirLimaj-tomGashiFatmir Limaj tanimë është avokat i licencuar. Ai tashmë ka dhënë provimin e jurisprudencës – edhe me shkrim, edhe me gojë.
Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Drejtësisë, e cila në ueb-faqen e saj ka publikuar rezultatet e provimit me gojë të mbajtur në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, me 1 mars 2014.

Limajt, për të ushtruar profesionin e avokatit, i duhet edhe licencimi nga Oda e Avokatëve të Kosovës, transmeton KP.

Ndryshe, aktualisht avokati Limaj po përballet me dy procese gjyqësore, ku po të dyja kanë të bëjnë me kohën kur ishte ministër i Transportit dhe Post-Telekomit, në rastet që njihen edhe si “MTPT 1” dhe “MTPT 2”.

Më Shumë

Drini i Bardhë ruan boshtin e skuadrës, rinovon me tre futbollistë

Drini i Bardhë ka vazhduar me ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, duke zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me Caner Gzimin, Orland Duhlakun dhe...

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Lajmet e Fundit