8.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Malisheva po shënon “Epopenë e UÇK-së”

1773Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e manifestimit “Epopeja e UÇK”-së, në Komunën e Malishevës, po shënohet me një varg aktivitetesh, ku përfshihen nderimet dhe homazhet për dëshmorët e kombit, homazhe në Prekaz dhe aktivitete tjera. Komuna e Malishevës, në mënyrë të organizuar, të prirë nga kryetari i Malishevës, z.Ragip Begaj dhe të përcjellë nga zv/ministri i MPMS-së, z.Fatmir Shurdhaj, familje të dëshmorëve, veteran të UÇK-së dhe qeveritar e zyrtarë komunal, kanë vizituar Prekazin dhe familjen Jashari, në nderim të lavdisë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificës së familjes së komandantit legjendar Adem Jashari.

Fillimisht janë bërë nderime para shtatores së Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, në sheshin e dëshmorëve në Malishevë, për të vazhduar me homazhe tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz, vizita në familjen Jashari, pastaj homazhe në varrezat e dëshmorëve në Kleçkë dhe Malishevë.

“Këto ditë na kujtojnë ngjarjen më të dhimbshme, jo vetëm për familjen tuaj, por për gjithë kombin shqiptar, dhe në të njëjtën kohë na kujtojnë edhe krenarinë, pasi sa e dhimbshme, aq edhe krenare ka qenë lufta dhe sakrifica e familjes suaj”, tha kryetari Begaj, në vizitën e tij në familjen Jashari në Prekaz.

“Shtetësia, i jep kuptim sakrificës së të gjithë dëshmorëve të kombit që ranë në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vizitat dhe respektin që na bën populli, neve na lehtëson dhimbjen dhe na bën të ndihemi mirë si familje dhe ne ju falënderojmë juve dhe të gjitha ata që na nderojnë me vizitat e tyre në Prekaz”, tha mes tjerash, z.Murat Jashari, në pritjen që i bëri delegacionit të Komunës së Malishevës.

Në orët e pasdites, në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, është mbajtur një koncert.

Aktivitetet vazhdojnë edhe gjatë ditës së premte 7 mars, deri në përfundimin e shënimit të manifestimit “Epopeja e UÇK”-së.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Krushë të Madhe të Rahovecit. Është gjetur një person pa shenja jete në shtëpinë e tij. Lajmin për Arbresh.info...

Vdes Duane Eddy – një nga etërit themelues të rock ‘n’ rollit

Kitaristi amerikan Duane Eddy, i konsideruar nga shumë njerëz si një nga baballarët themelues të rock and roll, vdiq në moshën 86-vjeçare. ”Vdekja e tij...

Lajmet e Fundit