7.3 C
Prizren
E diel, 7 Dhjetor, 2025

Fatmir Limaj: Kryeparlamentari dhe Qeveria na takon neve

Fatmir Limaj 230Fatmir Limaj thotë se grupe të ekspertëve nga tre partitë e bllokut opozitar, LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje, janë duke punuar për të përafruar pikat e përbashkëta programore.

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka deklaruar se blloku opozitar LDK-AAK-Nisma me përkrahje të Lëvizjes Vetëvendosje, do të arrijnë të krijojnë qeverinë dhe ta marrin pozitën e Kryeparlamentarit.
Limaj gjatë regjistrimit të tij si deputet i përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës, tha se blloku opozitar është duke zhvilluar bisedime konstruktive me Lëvizjen Vetëvendosje, dhe se, sipas tij, ekipet e ekspertëve nga katër subjektet politike, janë duke diskutuar për të përafruar pikat e programeve të tyre partiake.

Ndërsa, sa i përket kërkesës së VV-së që përgjigja t’i kthehet deri ditën e diel, Limaj e ka quajtur këtë si shumë normale, duke mos e vlerësuar si një ultimatum të dhënë nga ky subjekt politik.
“Sa i përket çështjes së formimit të qeverisë, situata nuk është asgjë e jashtëzakonshme sepse ne jemi në ndërtim e sipër të një demokracie dhe të shtetit tonë. Në këto procese demokratike, gjithmonë zhvillime te reja që e pasurojnë demokracinë e vendit”.

“Ata që e krijojnë shumicën, duhet ta qeverisin vendit. Kërkesa e VV-së që përgjigjja t’i kthehet deri të dielën, nuk e quajmë si një ultimatum. Por, ne jemi në bisedime dhe është e natyrshme që secili subjekt politik në qeveri të ketë pikat kryesore të programit të tyre”.
“Ekipet tona janë duke biseduar për të gjetur pikat e përbashkëta dhe të krijohet një marrëveshje për krijimin e qeverisë”.

Më Shumë

Ekstradohet nga Hungaria në Kosovë, 49-vjeçari nga Gjonaj i Prizrenit i dënuar për kultivim e shitje të drogës

49-vjeçari S.T., nga fshati Gjonaj i Prizrenit, i dënuar për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave analoge”,...

Drini i Bardhë mbyll sezonin vjeshtor me fitore

Drini i Bardhë ka përmbyllur sezonin vjeshtor me një fitore të vlefshme në udhëtim, duke mposhtur Fushë Kosovën me rezultat 1:2. Golat e fitores...

Lajmet e Fundit