8.3 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Fatos Berisha përfaqëson Kosovën në Parlamentin Kulturor Evropian në Spanjë

Sot hapet seanca vjetore e Parlamentit Kulturor Evropian (ECP), që sivjet mbahet në qytetin Girona të regjionit Katalan në Spanjë. Është ky edicioni i 14të i seancës vjetore të këtij institucioni kulturor panevropian dhe do të mbahet nga 30 tetor deri më 1 nëntor.

Fjalën hyrëse do t’a mbajë Ministri i Kulturës i Katalonisë Ferran Mascarell, ndërsa ndër temat e shumta që do të diskutohen në panele do të jenë: mbështetja publike për kulturën, kriza multidimensionale evropiane, kreativiteti dhe identiteti kulturor regjional dhe ai global, artistet dhe organizatat e artit në debatin mbi nacionalizmin qytetar dhe identitetin, etj.Kosovën në këtë seancë do ta përfaqësojë Fatos Berisha, anëtar i ECP dhe drejtor artistik i PriFest.

“Besoj se është shumë me rëndësi që përfaqësues nga Kosova të jenë prezent në Parlamentin Kulturor Evropian, dhe pasi unë jam i vetmi nga Kosova në këtë sesion të ECP do të përpiqem të jap kontributin tim duke informuar anëtarët e ECP për zhvillimet kulturore në Kosovë, njëherit duke falënderuar përkrahjen e deritashme të Sekretarit të përgjithshëm të ECP Karl-Erik Norman që vetëm brenda këtij viti dy herë kishte shkruar letra ne përkrahje të institucioneve të pavarura te kulturës së Kosovës, gjegjësisht me rastin e anulimit të edicionit të PriFest dhe me rastin e tentimit të largimit të Stacion – Qendra per Art Bashkëkohor nga premisat ku vepron”, është shprehur Berisha.

Po sipas tij, ai do të jap informacione rreth aplikimit të Kosovës në UNESCO, rëndësinë dhe legjitimitetin e këtij aderimi. “Pasi jam edhe shtetas i Kosovës dhe Shqipërisë, dhe nuk kemi përfaqësues të Shqipërisë në ECP do të tentoj të jap informacione edhe për Shqipërinë dhe skenën kulturore shqiptare”, ka thënë më pas Berisha. Sesioni i kaluar i Parlamentit Kulturor Evropian u mbajt në Prishtinë nën patronatin e Ministrit të atëhershëm të kulturës Memli Krasniqi./KultPlus.com

Më Shumë

Policia në Prizren vetëdijeson nxënësit për rreziqet e internetit

Në kuadër të zbatimit të “Strategjisë së Policimit në Bashkësi dhe të Udhëhequr nga Inteligjenca”, Policia sektoriale nga Stacioni Policor në Prizren, të hënën,...

Kosova ishte afër Botërorit, Ismet Kryeziu i KDI-së nuk e përballon humbjen, ia plas vajit

Kombëtarja e Kosovës në futboll ishte shumë pranë një arritjeje historike për kualifikim në Botëror, por ëndrra nuk u realizua. Ndeshja vendimtare solli emocione të...

Lajmet e Fundit