Fëmija 2 vjeç bie nga dritarja e restoranit gjatë iftarit në Prizren

Një fëmijë 2-vjeç po trajtohet në QKUK për shkak të lëndimeve që ka pësuar nga rënia e dritares në një restorant në Prizren, mbrëmë gjatë kohës së iftarit.

Lajmin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës në Policinë Rajonale në Prizren.

Ai tha se rasti është trajtuar si lëndim aksidental, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme.

“Rasti është trajtu si lëndim aksidental. Gjatë kohës së iftarit ka ra dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, për shkak të lëndimeve. Rasti ka ndodh në Prizren dhe njësitet kanë dalë në vendin e ngjarjes. Fëmija është 2-vjeç”, tha Gashi./Insajderi.org/

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit