4.9 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Festë në shtëpinë e deputetit të VV-së, Arbër Rexhajt

Deputeti me prejardhje nga Prizreni, Arbër Rexhaj i ka të veçanta festat e fundvitit.

Për Telegrafin, ai tregoi sfidat e vitit 2020, e që si për çdo person tjetër, kryesorja ishte përballja me pandeminë globale COVID-19.

“Viti 2020 ka filluar mirë por nuk përfundoi si i tillë. Pandemia Covid19 mendoj na ka ndryshuar jetën dhe na dha një mesazh të qartë duke na treguar se bota dhe jeta jonë nuk ishte aq e sigurt sa e perceptonim dhe mendonim ne. Në anën tjetër rrëzimi i qeverisë legjitime siç ishte ajo e Lëvizjes Vetëvendosje me kryeministër Albin Kurtin, të zgjedhur nga qytetarët dhe ndërrimi i saj me një qeveri që deformoi vullnetin e qytetarëve si dhe keq-qeverisja ishte një faktor tjetër që ndikoi në jetën tonë. Në përgjithësi infektimi me covid19 i të gjithë familjarëve të mi, përjashto familjen e ngushtë, sepse jemi ruajtur shumë, pastaj, meqenëse jam kryesisht shumë aktiv në jetën publike, pamundësimi që mos të kem shumë takime siç jam mësuar rëndom. Për mua ka qenë e rëndë të shoh se si qytetarët dhe të afërmit e mi kanë pësuar me jetëra nga ky virus shkatërrues. Shto kësaj edhe problemet ekonomike të cilat na ka shkaktuar në përgjithësi”, ka thënë Rexhaj për Telegrafin.

Arbër Rexhaj me familjen e tij në festën e Vitit të Ri 2021 (Foto: Telegrafi)

Tutje, deputeti i Kuvendit të Kosovës ka treguar për mënyrën se si festohet një natë e zakonshme e Vitit të Ri në shtëpinë e tij.

“Për ndërrim të motmoteve, ne për çdo herë qëndrojmë në shtëpi. Familja ime përbëhet nga nëna ime, gruaja dhe dy fëmijët e mi, Agimi 12 vjeçar dhe Enea 7 vjeçare. Sigurisht, që për stolisjen e ambientit përkujdesen Agimi dhe Enea, prandaj edhe nuk duan që t’u përzihemi ne. Ua kemi besuar të dyve, dhe në fund edhe shija e tyre estetike përherë na ka kënaqur ne. Në gjirin e ngrohtë familjar pranë dy fëmijëve tanë, secili prind ndihet i përmbushur. Meqenëse për shkak të aktivitetit politik më shumë jam jashtë se brenda, sigurisht që ndihem mirë në këtë ndërrim të motmoteve”, thekson tutje deputeti i VV-së.

Arbër Rexhaj me familjen e tij në festën e Vitit të Ri 2021 (Foto: Telegrafi)

Mesazhi dhe urimi i Arbër Rexhajt për Vitin e Ri 2021: “Ky vit, le të jetë vit i ndryshimit të madh politik në vend, duke sjellë një qeveri si Kurti II, e cila besoj fuqishëm që do ta vendos në binarët e duhur Kosovën. Dhe po ashtu shpresoj të jetë viti përfundimtar i COVID-19 dhe i rimëkëmbjes së vërtetë ekonomike”.

Më Shumë

Rahoveci 029 forcohet para duelit me Vëllaznimit

Një ditë para ndeshjes së rëndësishme me Vëllaznimin në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll, skuadra Rahoveci 029 është forcuar në pozitën e...

Beteja e Gorozhupit: Luljeta e UÇK s’e la burrin, u vra edhe ajo

Në betejën ku u vra komandanti Mujë Krasniqi “Kapuçi”, “Te Likenet e Hasit”, ra dëshmore edhe Luljeta Shala bashkë me të fejuarin e saj. Aty...

Lajmet e Fundit