17.8 C
Prizren
E martë, 3 Tetor, 2023

PDK-ja dhe PK-ja sot hapin fushatën zgjedhor në Prizren

Ura e gurit ne prizrenPartia Demokratike e Kosovës(PDK) dhe Partia Konservatore(PK) në Prizren, do të hapin sot zyrtarisht fushatën zgjedhore.

Sekretari për Marrëdhënie me Publikun, Samir Hoxha, tha se PDK-ja i ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për organizimin e fillimit të fushatës zgjedhore me datë 3 tetor, si dhe për fitoren bindëse të PDK-së në Komunën e Prizrenit.

“Kandidati për kryetar të komunës, Ramadan Muja, në takimin me strukturat drejtuese të Degës, kryetarët e nëndegëve dhe Kryesinë e Rinisë, kërkoj nga ta që të angazhohen maksimalisht në aktivitetet përgatitore si dhe ta ftojnë anëtarësinë e gjerë të PDK-së, në Prizren për pjesëmarrje në hapjen e fushatës dhe në të gjitha aktivitetet tjera elektorale”, tha Hoxha.

Sips tij, fillimi i fushatës elektorale i Partisë Demokratike të Kosovës, në komunën e Prizrenit, do bëhet me datën 3 tetor në Qendrën Sportive “ Sezai Surroi” duke filluar nga ora 16:00.

Në ceremoninë e hapjes së fushatës zgjedhore do të marrë pjesë edhe lideri i PDK-së, Hashim Thaçi. Në këtë tubim do të bëhet edhe prezantimi i kandidatëve për Asamblenë Komunale.

Edhe Partia Konservatore e Kosovës në Prizren, sot do të bëjë hapjen e fushatës zgjedhore . Kandidati i PK-së për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli njoftoi se fushata zgjedhore e PK-së, do të hapet në ora 19:00 në restorantin “Marash”, pranë rrapit të vjetër i cili është edhe simboli i partisë i cili tregon vjetërsinë, fortësinë, krenarinë dhe mbijetesën nëpër vështirësitë kohore./PrizrenPress.com/

Pas 17 vitesh, Milani e mbyll bilancin financiar me fitim

Milan-i rikthehet për të mbyllur bilancin me fitim për herë të parë që nga viti 2006. Të mërkurën, Bordi i Drejtorëve të klubit kuqezi është...

Quni: Besoj që institucionet i kanë marrë masat për t’iu përgjigjur sulmeve si ai në Banjskë

Ish-ministri i Mbrojtjes, deputeti i LDK-së, Anton Quni, tha se synimet e grupit terrorist që e sulmoi Policinë e Kosovës para një jave në...

Lajmet e Fundit