19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Festivali i Librit dhe Artit Pamor, 70 mijë vizitorë dhe 40 mijë tituj librash

Festivali i Librit dhe Artit PamorNë ceremoninë e mbylljes dhe kryeministri Rama i cili shprehu mbështetjen e tij që ky festival të marrë përmasa ndërkombëtare dhe të kthehet në një event që të tërheqë çdo vit e më shumë artdashës, dashamirësit e librit, por edhe protagonistë të jetës artistike dhe kulturore.

Rreth 70 mijë vizitorë për katër ditë shijuan veprat e artistëve shumë të talentuar të artit pamor, dhe mbi 40 mijë festivali i Librittituj librash që 50 entet botuese pjesëmarrëse ofruan për të apasionuarit pas leximit. Përveç prezantimit të librave në stendat përkatëse të shtëpive botuese dhe sallat e konferencave u zhvilluan më shumë se 26 promovime autorësh e librash të rinj, konferenca, ndërkohë që në serinë e aktiviteteve nuk munguan diskutimet mbi veprat e artit të paraqitura, problematika dhe tema profesionale. Këto janë statistikat që “zbulojnë” organizatorët në përfundim të asaj që është konsideruar si ngjarja më e madhe kulturore nga vetë organizatorët, por dhe nga mbështetësi kryesor, Ministria e Kulturës. Pas çmimit “Autori më i mirë i vitit në publicistikë”, që shkoi për Ardian Vehbiun dhe librin e tij “Sende që nxirrte deti”, “Çmimi në artet pamore” që u dha dje në mbyllje të këtij aktiviteti, shkoi për artistin Armando Lulaj, për video-instalacionin titulluar “Never”. Juria e përbërë nga Artan Shabani dhe artistët Mehmet Behluli dhe Sadik Spahia, me sa la të kuptohej, e ka patur të vështirë për të arritur tek emri i fituesit. “Të gjithë pjesëmarrësit ishin të denjë për çmimin e parë. Ndaj përzgjedhja ka qenë shumë e vështirë për ne. Sidoqoftë, në fund të gjithë ishim dakord që fituesi të ishte Armando Lulaj”, – tha artisti kosovar, Mehmet Beluli. Video-instalacioni “Never” (galeria Tica), vinte si një autohomazh, pothuaj monumental i diktatorit Enver Hoxha si pikënisje për një ridedikim konfliktual. Kështu e shpjegon kuratorja Sonja Lau videon ku artisti Armando Lulaj rishkruan shkronjat e venitura Enver duke e shndërruar në Never (Kurrë). Edhe në ceremoninë e këtij çmimi që vijoi me atë të mbylljes së këtij aktiviteti, nuk mungoi prezenca e kryeministrit Edi Rama, por kësaj radhe vizita e tij ishte programuar nga organizatorët, ndryshe nga një ditë më parë, kur ai ashtu si befas erdhi në ndarjen e çmimit “Ardian Klosi”. Ishte Rama ai që i dorëzoi edhe çmimin, në mungesë të vetë artistit në ceremoni, koordinatores Alketa Kurrizo, përfaqësuese e Galerisë Tica.

Mbështetja e posaçme

“Ishte e qëllimshme prania ime edhe dje në ceremoninë e dorëzimit të çmimit ‘Ardian Klosi’, edhe sot. Desha të dëshmoja me këtë prani interesimin e posaçëm që ne si qeveri japim për këtë aktivitet, jo në vetvete, por si aktivitet për librin dhe për artin. Ne duam që ky festival të marrë përmasa ndërkombëtare dhe të kthehet në një event që të tërheqë çdo vit e më shumë artdashës, dashamirësit e librit, por edhe protagonistë të jetës artistike dhe kulturore. Libri shqip është qendra e gravitetit të festivalit dhe përmes tij vijnë për lexuesit shqiptarë autorë nga e gjithë bota. Kjo i jep festivalit mundësinë që të jetë një derë e hapur për të ftuar miq dhe për t’i njohur me lexuesit shqiptarë. Besoj se, siç dëshmoi edhe çmimi i dhënë dje për një libër shumë të veçantë publicistik të Ardian Vehbiut, ‘Sende që nxjerr deti’, edhe sot e njëjta gjë do të ndodhë për të dëshmuar që ky festival është vullnet i shprehur kundër mediokritetit dhe mënyrave bajate të të menduarit dhe konceptuarit të gjërave. Ky është një mision fisnik i festivalit. Për t’u bërë vendi i sendeve që nxjerr deti i hapur i një krijimtarie të çliruar nga kufizime të shkuara”, – u shpreh Rama. Sipas tij, ky festival e justifikoi veten dhe dëshmoi potencialin për t’u kthyer në aktivitet të përvitshëm.

Reforma në institucionet kulturore; nga Rama ministër Kulture, te Rama kryeministër

Dhe, meqenëse ditët e fundit po flitet shpesh për meritokraci në art e kulturë, si vlerë deri më tash e parespektuar e nga ku Ministria e Kulturës mbështet fort reformën e saj në institucionet kulturore, Rama u shpreh se këto institucione nuk mund të jenë përveçse hapësira, ku hierarkinë e vendos merita, publiku dhe asgjë e paracaktuar më parë. Ai shtoi se qëllimi i qeverisë është që të mbështesë sa më shumë nisma të njerëzve të lirë, shkrimtarëve, prodhuesve dhe punëtorëve të kulturës, ndaj në këtë këndvështrim duhet parë edhe plani i qeverisë për një reformë në institucionet e kulturës. Për Ramën kryeministër, kjo reformë është domosdoshmëri, po aq sa kish qenë dikur edhe për Ramën si ministër i Kulturës. /Mapo/

Më Shumë

Lajmet e Fundit