11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Fetoshi: E padrejtë t’i vendoset Kosovës edhe një kusht për liberalizimin

Nëse del se BE-ja do ta ndërlidhë liberalizimin e vizave për Kosovën me funksionalizimin e sistemit ETIAS, atëherë kjo nënkupton që vendit tonë po i shtohet edhe një kusht i ri. Kështu ka deklaruar njohësi i çështjeve politike dhe integrimeve evropiane, prof. Arben Fetoshi në “Lajmet e Fundit” në RTK.

Duke komentuar takimin e djeshëm të Grupit Punues të Këshillit të BE-së, ku u diskutua edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, Fetoshi theksoi se dita e djeshme ka krijuar pritshmëri shumë të mëdha tek të gjithë qytetarët e vendit.

Mirëpo, sipas tij, ndoshta ky ka qenë një entuziazëm i keqkuptuar sepse dje është futur thjesht në agjendë çështja e liberalizimit dhe nuk është pritur vendimi. Ai ka thënë se lajmi i rëndësishëm është se të gjitha shtetet anëtare të BE-së e mbështesin liberalizimin e vizave, derisa procesin e stërzgjatur të liberalizimit e ka vlerësuar të padrejtë dhe që është përdorur për presion ndaj Kosovës në kuadër të dialogut me Serbinë.

“Disa kërkesa të reja për të cilat flitet prej dje e reflektojnë njëlloj mungese të vullnetit politik të shteteve anëtare të BE-së që kjo çështje të mbyllet sa më parë. Unë dua të shpresoj se nuk bëhet fjalë më për kritere të reja, por nëse Kosovës do t’i vendoset libralizimi i vizave vetëm atëherë kur të funksionalizohet ETIAS-i, kjo i bie që i shtohet edhe një kusht i ri dhe kjo është absolutisht e padrejtë nga organizata që mëton të jetë prijëse e të drejtave dhe lirive fundamentale të njeriut”, ka theksuar Fetoshi.

Megjithatë, ai ka shprehur shpresën se Kosovës nuk do t’i vendosen kushte të reja dhe agjenda e liberalizimit të vizave do të ecë para dhe kjo çështje do të mbyllet në afat sa më të shpejtë.

Më Shumë

Durrësi qyteti më i nxehtë deri në 2040-ën, në mesin e tyre edhe Prizreni

Zyra e Bankës Botërore në Kosovë bën të ditur se nxehtësia ekstreme në qytetet e Ballkanit Perëndimor është përkeqësuar ndjeshëm dhe valët e të...

Policia në Suharekë konfiskon dy armë zjarri

Në 24 orët e  fundit, policia në Suharekë ka konfiskuar dy armë zjarri.     Siç bëhet e ditur, në rastin e parë, gjatë  kontrollit në automjetin...

Lajmet e Fundit