14.6 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Fikayo Tomori gati të hedh firmën në kontraten e re

Mbrojtësi i Milan-it, Fikayo Tomori do të nënshkruajë kontratën e re afatgjate me kuqezinjtë, raportojnë mediat britanike.

24-vjeçari, i cili ka tre paraqitje për Anglinë, thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje të re pesëvjeçare në “San Siro”, e cila do të shmang interesimin nga Premier League.

Tomori ka qenë në formë mbresëlënëse që kur iu bashkua Milan-it nga Chelsea në vitin 2021. Sipas “The Times”, tani do të shpërblehet me një kontratë të re.

Anglezi i lindur në Kanada u ble për rreth 30 milionë euro nga Milan-i. Aktualisht vlera e tij ka shkuar në 50 milionë sipas “Transfermarkt”.

Mbrojtësi luftoi për minuta te Chelsea nën drejtimin e ish-menaxherit Frank Lampard, ndaj dhe pranoi të shkonte te kuqezinjtë. Lëvizja dha rezultat dhe ai tani është ndër mbrojtësit më premtues në Europë.

Marrëveshja e re me Milan-in do e bëjë Tomori-n të përfitojë dhe një pagë më të lartë se aktualja.

Anglezi ka dhe tre vite kontratë me kuqeiznjtë.

Përgjatë dy sezoneve me skuadrën nga Serie A, Tomori është paraqitur në 62 ndeshje, nga ku ka realizuar dhe dy gola.

Ai ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milan-it sezonin e fundit, ku ata u rikthyen te titulli në kampionat pas më shumë se 10 vjetesh.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Pamje nga aksidenti mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës

Një aksident trafiku ndodhi sot mes dy kamionëve në Duhël të Suharekës, rrugës për Carralevë. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për...

Ish-operatori sjell rrëfime nga prapaskenat e Kino Lumbardhit në Prizren

Programi i klubit të filmit Kinemaja e Zgjeruar në Kino Lumbardh në Prizren vijon këtë javë me bisedë dhe shfaqje të filmit, duke shpalosur...

Lajmet e Fundit