16.8 C
Prizren
E shtunë, 25 Mars, 2023

Filloi asfaltimi i dy rrugëve në Marali të Malishevës

Sot në fshatin Marali të Komunës së Malishevës, ka filluar asfaltimi i dy rrugëve, hapja e të cilave kishte filluar më pak se një muaj më parë. Asfaltimin e rrugëve e kanë parë nga afër drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Ahmet Morina dhe anëtari i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Hashim Vrenezi, të cilët edhe i kanë uruar banorët që jetojnë në këto dy rrugë.

Bëhet fjalë për asfaltimin e rrugës “Mulla Selimi” e gjatë 500 metra dhe rruga “Naim Frashëri” e gjatë 100 metra, hapja dhe rregullimi i të cilave kishte filluar më 11 tetor dhe tani për më pak se një muaj, rrugët janë rregulluar dhe po asfaltohen.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Ahmet Morina, i ka uruar banorët dhe ka thënë se “qeveria komunale mbetet e përkushtuar në realizimin e të gjitha projekteve, të cilat edhe janë kërkesa dhe nevoja të qytetarëve, në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës”.

Hapja, zgjerimi dhe rregullimi i këtyre rrugëve, deri në asfaltimin e tyre, është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Më Shumë

Komisioni për Buxhet shqyrton gjendjen në TRUST dhe çështjen e guvernatorit

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhje.   Në këtë mbledhje do të ketë diskutim rreth Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale...

Dronët kamikazë të ushtrisë ukrainase shkatërrojnë dy sisteme raketore ruse Tor, Shërbimi Sekret i Kievit publikon pamjet

Shërbimi Sekret i Ukrainës ka publikuar pamjet e një operacioni të suksesshëm në lindje të vendit, ku përmes dronëve kamikazë kanë arritur të shkatërrojnë...

Drejtqëndrimi yt

Lajmet e Fundit