7.7 C
Prizren
E enjte, 12 Mars, 2026

Filloi muaji i pastrimit në Malishevë

begaj duke pastru qyettinMe një aksion simbolik, duke pastruar parqet dhe ambientet tjera në qytetin e Malishevës, zyrtarisht, sot ka filluar muaji i pastrimit të ambientit në Malishevës.

Kryetari i Komunës, Ragip Begaj, bashkë me të gjitha institucionet në Malishevë, përfshi edhe nxënësit iu kanë përgjigjur aksionit të pastrimit të qytetit.

Gjatë ditës së sotme, përveç largimit të mbeturinave, janë mbjellë edhe drunj dekorativ, në parkun kryesor të qytetit.

Muaji prill nga kryetari i Komunës së Malishevës,Ragip Begaj, është shpallur muaj i pastrimit të ambientit, ku planifikohet të pastrohen të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës dhe largimin e mbeturinave, ku janë regjistruar deponi ilegale të grumbullimit të mbeturinave.

Aksionin mujor për pastrimin e ambientit, e organizon Drejtoria e Shërbimeve Publike.

Sipas orarit të përcaktuar, aksionet do të zhvillohen edhe në fshatrat e Malishevës. Kryetari i Malishevës,Ragip Begaj, tash e një muaj, është duke zhvilluar takime me qytetar, në të gjitha fshatrat, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve, për largimin e mbeturinave dhe mbrojtjen e ambientit. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Ylli pret Apoloninë

Golden Eagle Ylli do të përballet me Apoloninë në kuadër të xhiros së gjashtë të Ligës Unike të Meshkujve, në një ndeshje të rëndësishme...

Gjendet i vdekur Alush Kastrati nga Rahoveci

Është gjetur i vdekur Alush Kastrati, 80 vjeçari nga fshati Zatriq i Rahovecit i cili ishte shpallur i zhdukur nga data 7 mars. Lajmin për...

Lajmet e Fundit